Gazeta Shqiptare

Ish- komandanti i Forcës Ajrore: Baza e Kuçovës do sjellë turizmin ushtarak

Gjenerali tregon bisedimet me SHBA: Nisën që në kohën e Imamit "Një gjeneral i lartë i SHBA erdhi në 2014 për të parë Kuçovën"

-

Ish- komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade, Frederik Beltoja sqaroi dje përfitimet që do të ketë Shqipëria pas vendosjes së bazës së NATO- s në Kuçovë. Nga Virxhinia e SHBA- ve, ai tha dje për "factor. al" se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, por përpjekjet kanë qenë që në kohën kur ministrinë e drejtonte Arben Imami.

Zoti gjeneral Beltoja, kryeminist­ri Rama ka dhënë sot lajmin për vendimin e NATO- s për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Si e komentoni këtë lajm?

Është një lajm shumë i mirë. Puna për të propozuar Kuçovën si bazë të NATO- s ka nisur fill pas anëtarësim­it në Aleancë. Madje, në kohën kur Ministrinë e Mbrojtjes e drejtonte z. Arben Imami ka pasur biseda dhe janë hedhur ide. Në korrik të 2014- ës, një gjeneral i lartë amerikan, me 4 yje, F. G., komandanti i Forcës Ajrore amerikane në European Command erdhi për të vizituar posaçërish­t Shqipërinë dhe bazën ajrore të Kuçovës. Bashkë me ambasadori­n e SHBA të atëhershëm, z. Arvizu e pritëm në Rinas dhe kemi shkuar në zyrën time dhe tek ministrja Mimi Kodheli për të biseduar konkretish­t. Më pas kemi shkuar bashkë me specialist­ët e tij, me helikopter­in ' Cougar' për të parë Kuçovën nga të gjitha këndet.

Çfarë biseduat në Tiranë apo në Kuçovë? Kishte një plan?

Nuk mund të them bisedat konfidenci­ale. Por ajo çka mund të them pa shkelur asnjë protokoll është se i kërkova me një dëshirë të madhe kolegut amerikan që Kuçova të ishte sërish një bazë aktive e NATO- s. Ne bëmë një rikonjicio­n të aerodromit dhe duhet të dini që baza e Kuçovës është gjysmë e gatshme. Ka hapësirën e domosdoshm­e minale. Ndonëse ka një mungesë të madhe ose handikap, që shpresoj që qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes të merren me hapësirën jashtë ba-

zës, pasi ka territor që nuk është pronë publike.

Pra, ju po thoni që baza është gjysmë e gatshme dhe ka një problem me pronën private jashtë saj?

Kur isha komandant i Forcës Ajrore, ky ishte një problem, që ndoshta mund të jetë zgjidhur tashmë. Megjithatë, aerodromi i Kuçovës është tredimensi­onal. Ka infrastruk­turën tokësore. Ajo duhet parë në hapësirë, siç thonë specialist­ët. Avioni që

të vijë në ulje, duhet të ketë pika të caktuara në hapësirë. Këto janë IAF në gjuhën teknike, pra pika fikse për ulje. Teksa vjen avioni të ulet, ai duhet të ketë një pikë ulje IAF. Në tërësi sistemet e uljes janë të sigluara VGR, ILF, PAR, etj. Të gjithë këto pika në hapësirë janë si një hipotenuza e një trekëndësh­i kënddrejtë. Avioni për metaforë rrëshqet në këtë hipotenuzë­n imagjinare. Në Kuçovë duhet të ketë tapete bari dhe “Puna për të propozuar Kuçovën si bazë të NATO- s ka nisur fill pas anëtarësim­it në Aleancë. Madje, në kohën kur Ministrinë e Mbrojtjes e drejtonte z. Arben Imami ka pasur biseda dhe janë hedhur ide. Në korrik të 2014ës, një gjeneral i lartë amerikan, me 4 yje, F. G., komandanti i Forcës Ajrore amerikane në European Command erdhi për të vizituar posaçërish­t Shqipërinë dhe bazën ajrore të Kuçovës”.

parametra sigurie të larta, që aerodromi të jetë me standarde të NATO- s.

A keni ju një ide për çfarë mund të shërbejë një bazë ajrore e NATO- s në Shqipëri?

E para dhe më e rëndësishm­ja për ne është air policing, pra, ruajtja e hapësirës së Republikës së Shqipërisë. Sot ruajtja e hapësirës ajrore bëhet nga NATO dhe i është deleguar sipas përcaktime­ve, Italisë apo Greqisë.

Nëse baza të do të jetë në Kuçovë, do të kursehen shumë para për aleancën. Ulen shpenzimet ruajtjes së hapësirës për NATO- n dhe për ne. Mund të rrijë në gatishmëri për air policing. Mund të jetë për emergjenca, për karburant. Pra, baza mund të jetë multifunks­ionale. Sot për shembull në Kuçovë mund të ulet avionic cargo C130 avione, por jo të tipit ' Galaxy'. Duhet të vendosim nëse zhurma do të jetë

në shqip apo zhurma në një gjuhë tjetër.

Por, kjo do të thotë që në një të ardhme ne të ndërtojmë sërish flotën ajrore? Pra, të blejmë avionë?

Dakord, kjo është perspektiv­a. Nëse do të blejmë avionë, çfarë do të duhet të bëjnë? A mos duhet të përgatitem­i për mjetin ( avionin). Burimet njerëzore ( pilotin, teknikët ejt.), shtëpinë e avionit, ( logjistika dhe hangarë). Nëse puna është serioze, duhet menduar për këtë në terma investimes­h. Praktikish­t duhet filluar puna që sot. Për burimet njerëzore duhet punuar që në klasën e 9. Neve nuk na duhen partizanë të ajrit.

Cilat janë përfitimet e këtij investimi të Aleancës dhe Shqipërisë?

Nga ana praktike përfitimet janë të jashtëzako­nshëm. Do të ketë rritje të punësim në zone. Do të lulëzojnë shërbimet, sepse do të jetë ajo që ne e quajmë turizëm ushtarak. Nga ana politike dhe ushtarake, Shqipëria mund të jetë qendër stërvitjes­h ushtarake dhe e industrisë ushtarake. Ajo për të cilën kam shpresuar dhe punuar. Për shembull, nëse Maqedonia që në një të ardhme do të hyjë në NATO, Mali i Zi që sapo hyri, por edhe Kosova vendosin të marrin në flotën e tyre helikopter­ë ' Cougar', në Shqipëri mund të bëhet një qendër riparimesh. Kjo ishte për të ilustruar një përfitim. "Factor. al"

 ??  ??
 ??  ?? Ish- komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade, Frederik Beltoja
Ish- komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade, Frederik Beltoja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania