Gazeta Shqiptare

Ish- deputetja kosovare: Thaçi me Nanon ndaluan vizitën e Berishës në Kosovë

-

Ish-

deputetja e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Sali Berisha nuk ishte lejuar të hynte pasluftës në Kosovë, pasi pengesë ishin bërë Hashim Thaçi dhe Fatos Nano. Ajo ka mohuar deklaratat e presidenti­t aktual se Rugova nuk e kishte lënë Berishën të shkelte në Kosovë. Politikani­a e njohur kosovare, njëherësh ish- deputete e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sulmoi ish- kryeminist­rin e Shqipërisë, Sali Berisha për deklaratat e këtij të fundit që tha se është kundër shkëmbimit të territorit Kosovë- Serbi. Thaçi, duke iu kundërpërg­jigjur Berishës, tha: "Këta që sot kundërshto­jnë vullnetin e shqiptarëv­e të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për bashkim me Kosovën janë të njëjtit që presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare". Ndërkaq, Tërmkolli, përmes një reagimi dërguar mediave, me titullin "Gjarpri ' në përqafim' të Rugovës, për të ' therur' Sali Berishën", ka thënë se Presidenti Thaçi ka lëshuar "edhe një gënjeshtër ' historike'" duke përdorur presidenti­n historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për të sulmuar ish- presidenti­n e Shqipërisë Sali Berisha, i cili sipas saj, ka reaguar "si çdo shqiptar kundër pretendime­ve për ndarje të Kosovës dhe gjoja bashkim me Preshevën". "Presidenti Thaçi gënjen opinionin e painformua­r ( sepse pjesa më e madhe e di të vërtetën), kur thotë se presidenti Rugova nuk paska lejuar që Sali Berisha ' të shkelë tokën e Kosovës', dmth., nuk paska lejuar që Sali Berisha ta vizitojë Kosovën. Sa për të kthjellur memorien, duhet thënë se ishte pikërisht Hashim Thaçi, bashkë me Fatos Nanon dhe të gjithë kreatorët e ' revolucion­it të vonuar demokratik', ata të cilët paralajmër­uan trazira në Kosovë në rast të vizitës së Sali Berishës, gjë e cila e detyroi UNMIK- un të anulonte këtë vizitë", ka theksuar Tërmkolli, raporton "Koha. net".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania