Gazeta Shqiptare

"Kufiri Kosovë- Serbi", Berisha kundër, Thaçi e akuzon: Furnizove Milloshevi­çin

Rishikimi i kufirit përplas presidenti­n kosovar me ish- presidenti­n e Shqipërisë Ish- kryeminist­ri: Jam kundër çdo lloj copëtimi

-

ështja e kufirit të Ko sovës me Serbinë për plasi dje në distancë Presidenti­n kosovar, Hashim Thaçi dhe ish- kryeminist­rin shqiptar, Sali Berisha. Në një deklaratë që bëri dje pas një takimi me delegacion­in e Partisë Demokratik­e Shqiptare të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga Ragmi Mustafa, ish- kryeminist­ri Berisha shprehu kundërshti­në e tij për prekjen e kufijve të Kosovës. Por i menjëhersh­ëm qe reagimi i Presidenti­t të Kosovës, Thaçi, një reagim i ashpër. Ai iu drejtua Berishës me fjalët: "Institucio­neve të Republikës së Kosovës sot më së paku u duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërish­t të atyre që në mes viteve 1992- 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevi­ç. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmër­i që rezervuarë­t e tankeve dhe autoblinda­ve të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombët­are kishte vënë sanksione kundër Milloshevi­çit". "Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimi­t botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëv­e të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandanti­n legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit dhe UÇK- në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshto­jnë vullnetin e shqiptarëv­e të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare", u shpreh Thaçi.

ISH- KRYEMINIST­RI

Ish- kryeminist­ri Berisha u shpreh dje, se "shqiptarët e komunave të Luginës kanë nevojë për garantimin e të drejtave të tyre në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, investime dhe zhvillim e jo që të përdoren për interesa të Serbisë për tregti territores­h. Është fakt i pamohueshë­m se Serbia gjithnjë ka dashur t'u përdori si plaçkë tregu dhe për shkëmbim territores­h. Personalis­ht unë kam qenë dhe jam gjithnjë për paprek- Ish- kryeminist­ri Berisha tha se qeveritë e Kovës dhe të Shqipërisë e nisën ndihmën për Luginën e Preshevës me një shumë qesharake 100 mijë euro dhe në vend që të rrisnin ndjeshëm nga viti në vit këtë shumë, e ndërprenë fare. "Në shtator, ne do kërkojmë që buxhetit t'i shtohet zëri për Komunat e Luginës', njoftoi Berisha vendimin e PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania