Gazeta Shqiptare

Rregullat e reja për vërtetimin e pronësisë

-

Ky

shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për pajisjen me vërtetim pasurie për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrim­it fillestar. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e- mail, dërgimit të përgjigjes elektronik­e tek "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- Albania", si dhe me shërbim postar, nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/ 2012 bëhet nga kërkuesi vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e

DOKUMENTAC­IONI I NEVOJSHËM

Dokument identifiki­mi i përdoruesi­t: kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- Albania"). - Dokument pronësie: vërtetim pronësie, harta treguese e pasurisë, planrilevi­mi, planvendos­je.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit, 5 ditë pune Periudha e vlefshmëri­së, pa afat. Kosto, 1500 lekë.

funksionon regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP- ja, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen

e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek "Dokumentet e mia" në "e- Albania" dhe informimit me e- mail për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania