Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 1.5 tonë kanabis dhe 16 armë zjarri pranë shtratit të lumit Vjosa

Policia: Trafikantë­t e fshehën drogën në pyll për të shmangur kontrollin Operacioni në Memaliaj, lënda narkotike u gjet në dy furgonë me targa të falsifikua­ra

-

“Si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë për evidentimi­n e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll me qëllim shmangien e kontrollit”, thanë burimet policore.

ARMËT DHE DROGA E SEKUESTRUA­R

kallashnik­ovë pushkë snajper armë gjahu ton e 463 kg kanabis sativa

Një sasi prej afro 1.5 tonë kanabis sativa si dhe një arsenal armësh është sekuestrua­r nga policia e Memaliajt. Droga dhe armët u zbuluan në dy furgonë tip "Mercedez Benz", të cilët ishin fshehur në afërsi të fshatit Leshnje në një zonë mes shkurresh e pemësh, pranë shtratit të lumit Vjosa. Mësohet se dy automjetet me targa të falsifikua­ra ishin të mbyllur me çelës. Pikërisht brenda dy furgonëve të bardhë, blutë gjetën plot 16 armë zjarri ( mes të cilave dhe një snajper) si dhe 1 ton e 463 kg kanabis, e cila ishte e prodhuar më herët dhe një pjesë ishte ngurtësuar drejt dekompozim­it. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës dje bënë me dije se sasia e madhe e lëndës narkotike dhe armët u sekuestrua­n gjatë operacioni­t të koduar "Vjosa". Ndërkohë, vijojnë intensivis­ht hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të poseduesve të kanabisit dhe të arsenalit të armëve.

OPERACIONI

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e kultivimit, trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpuni­m me specialist­ët e seksionit për narkotikët pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r kanë organizuar dhe zhvilluar operacioni­n e kod- uar "Vjosa". Sipas uniformave blu, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me çelësa dy furgona të bardhë të markës "Mercedes Benz" me targa të falsifikua­ra. Gjatë kontrollit grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretish­t: 16 armë zjarri ( 1 snajper, 12 kallashnik­ovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu) si dhe 1 ton e 463 kg lëndë narkotike kanabis sativa ( prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozim­it). "Si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e policisë për evidentimi­n e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll, me qëllim shmangies së kontrollit. Operacioni ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r, për hetim të mëtejshëm, për veprat penale: "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e", "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" si dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania