Gazeta Shqiptare

Kontrata për xhirimin e "Gjeneralit…" të Kadaresë, që largoi francezët nga Shqipëria

Ekskluzive/ Zbulohet dokumenti i vitit 1982 për realizimin e filmit italo- francez në Shqipëri Klauzola e kontratës: Filmi duhet të jetë në përputhje me kërkesat dhe marrëveshj­en e bërë nga autori i romanit, Ismail Kadareja me "FILMS 66".

-

Ashtu siç kemi parë edhe në disa kapituj paraardhës, diku nga mesi i vitit 1982, kur shoqëria filmike franceze "FLMS 66", e përfaqësua­r nga aktori i njohur Michel Piçoli ishte bërë gati për të ardhur në Shqipëri dhe për të filluar xhirimet e filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", ( sipas skenarit të përshtatur nga romani me të njëjtin titull të shkrimtari­t të njohur Ismail Kadare), papritur u ndesh me një sërë problemesh të ngritura nga pala shqiptare, e cila iu propozonte për një shtyrje të fillimit të xhirimeve. Gjë e cila për ta, as më shumë dhe as më pak do të thoshte se realizimi i filmit nga ana e tyre ishte në kufijtë e së pamundurës. Propozimi për shtyrjen e filmit iu bë palës franceze në datat 23 dhe 24 gusht 1982 nga vetë titullarja më e lartë e Ministrisë së Arsimit e asaj kohe, Tefta Cami, gjë e cila vinte pas një sërë letërkëmbi­mesh të bëra më parë me ta dhe që ishin nënshkruar nga funksionar­ët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, si Reis Malile, Sokrat Plaka, Misto Treska, Javer Malo, Jorgo Melica, Dilaver Pinderi etj. e deri nga drejtori i Kinostudio­s "Shqipëria e Re", Vangjush Zallëmi e vartës të tij si Gjergji Pano dhe Niko Mitrushi. Kjo gjë vinte pas një sërë zvarritjes­h dhe pengesash subjektive që nxirrte shteti shqiptar si psh., përbërja "sekret ushtarak" e disa vendeve ku do vendoseshi­n francezët me sheshe xhirimi e të tjera absurditet­e të tilla. Dhe pas gjithë këtyre pengesave, si për t'i "vënë vulën" një vendimi të paramendua­r, pala shqiptare me anë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ( urdhri i zv. ministrit, Sokrat Plaka), me anë të një telegrami- shifër tepër sekret njoftonte ambasadat tona në Paris, Romë, Beograd dhe Athinë, ku thuhej: "Urgjente Dt. 26.8.1982. TEPER SEKRET. SHIFRIMI. Koncepti: Në rast se paraqiten për vizë grupi i xhirimit të filmit ' Gjenerali i ushtrisë së vdekur' i përbërë nga: 1. Michel Pikoli, 2. Huge Nacin, 3. Domenigue Tabuteau, 4. Jan Lui Millart, të mos u jepet vizë. Po të paraqiten, na njoftoni dhe prisni përgjigjen tonë".

Por cila ishte arsyeja kryesore që pala shqiptare u nxirrte pretendime pas pretendime­sh francezëve dhe a kishte mundësi reale shteti shqiptar për t'i qëndruar korrekt kontratës që kishte lidhur me shoqërinë filmike "FILMS 66"? Nga shumë burime të besueshme bëhet e ditur se pretendime­t e palës shqiptare për realizimin e filmit s'ishin gjë tjetër veçse pretekste subjektive të ngritura artificial­isht për "t'ua nxirë jetën" francezëve, aq sa i detyroi ata që të tërhiqeshi­n nga projekti i tyre për realizimin e filmit dhe më pas ta zhvendosni­n atë në jug të Italisë, siç dhe ndodhi më pas. Thuhet se problemi kryesor ishte çështja "Kadare", autori i skenarit të filmit, ndaj të cilit pikërisht në ato ditë, në një nga qelitë e hetuesisë të Burgut 313 në Tiranë ( ku zhvillohej procesi hetimor i të ashtuquajt­urit "Grupi armiqësor i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut"), "po rrëfehej" ishministr­i i Shëndetësi­së, Llambi Ziçishti, duke akuzuar edhe Kadarenë si pjesëtar i atij grupi. Por edhe pse dosja "Kadare" u mbyll, filmi "Gjenerali…" nuk u realizua dot dhe arsyet e vërteta nuk u thanë kurrë e nuk janë bërë ende publike edhe sot, pas 29 vjetësh nga shembja e regjimit komunist. Kjo gjë të paktën nga asnjë prej aktorëve kryesorë që u morën me "çështjen" e xhirimit të "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", ku shumë prej tyre jetojnë ende. Ndërsa, lidhur me disa nga pengesat artificial­e dhe pretendime­t e palës shqiptare jemi njohur nga disa dokumente që i kemi publikuar më herët ( korrik- gusht 2017, "Gazeta Shqiptare"), në numrin e sotëm po publikojmë për herë të parë kontratën e palës shqiptare për xhirimin në Shqipëri të filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", kontratë e cila nuk u firmos kurrë nga shoqëria filmike franceze, "FILMS 66", e cila pas kësaj u tërhoq dhe i zhvendosi xhirimet në jug të Italisë, ku dhe e realizoi filmin në fjalë me protagonis­t aktorin e famshëm italian, Marchello Mastrojann­i. Ashtu siç do të shohim edhe nga faksimilet përkatëse, në kontratën në fjalë ka shumë shënime me shkrim dore të bëra nga zv. ministri i Punëve të Jashtme të asaj kohe, Sokrat Plaka, i cili në fund të kontratës ka shënuar: "Po për vetë filmin në tërësi, çdo marrim ne"?

KONTRATA

KINOSTUDIO "SHQIPERIA E RE", rruga "Aleksandër Moisiu", 76,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania