Gazeta Shqiptare

Pal Gazulli para senatit të Venedikut

-

përforcim ma të madh un kanceljer Nineci e kam shkrue me dor t’eme në qytetin e Raguzës e për urdhën të zotnis s’em Skanderbeg­ut. Shkrue në vjetin e lindjes së Krishtit 1458 me 13 Qërshuer shkruhet ne hyllin e Dritës në vitin 1940.”(

“Në mbështetje të tri dokumentav­e ( që mbajnë datat 17. II|; 2. IV dhe 13. VI. 1459 të shkruara në alfabetin cirilik, të cilat ruhen sot në Arkivin e Dubrovniku­t), Palin e ndeshim n Raguzë si të deleguar të Skënderbeu­t. Sipas vendimit të Senatit Raguzian që mban datën 27. II. dhe 2. IV. 1459, Pali terhoqi 500 dukat nga depozita e tyre në Raguzë, në mënyrë që kjo shumë të shkonte në llogari të despotit Gjuragj Brankoviqi­t. Pagesa u bë permes komunës Raguziane dhe me pjesmarrje të Palit, si i deleguar i Skënderbeu­t, dhe të Nincit. I deleguar i despotit serb nga poklada e njejtë e Skënderbeu­t, e cila ruhej në arkën shtetërore raguziane, më 13 qërshor Nincit iu pagua dhe një shumë prej 900 dukatësh.

Gjithashtu në “Hyllin e Dritës” në vitin 1940 shkruhet … se Pal Gazulli tërheq nga Dubrovniku 1001 dukatë për Skënderbeu­n “…. kjen tërhjek prej depozitimi­t qi teproi edhe 1001 dukatë prej 12400 dukatëve të depozitimi­t të naltpërmen­dur nuk tepron ma kurgja as nuk tepron ma kurgja prej çë do depozitimi tjetër qi asht ba në komunën e Raguzës përvec dashtënis e miqesis. E për me e përforcue ket leter une Ninec e kam shkrue per urdhen te zotni Shkanderbe­gut. Kje shkrue kjo flet në vjetin e të lemit të krishtit 1459 me 13 mars”

Po nga i njëjti burim nëpërmjet Pal Gazullit Skënderbeu tërheq nga Dubrovniku 500 dukat të tjera më 2 prill 1459.

Për shkak të sigurisë, në Raguzë i depozitoj Gjergj Kastrioti mjetet e veta financiare. Por prej Në qershor përsëri në Romë, në dhjetor 13. XII. 1463 paraqitet para senatit të Venedikut. ( 31) Pal Gazullit ambasadori­t të Skënderbeu­t, Senati i Venedikut i pergjigjet për kërkesën e të zotit. Nuk mund t’i dërgojmë ushtarë, dhe pse i kanë premtuar. Brenda 2- 3 muajve do t’i dërgojnë të hollat e nevojshme, për njerëzit e tij “që ti shërbejnë sa me mirë”. S’kanë menduar aspak të dërgojnë në Shqipëri provizorin, veçse për të biseduar me madhërinë e tij për ndihmat e nevojshme.

këtej ka mundur ti tërheqë mjetet në shtete të ndryshme sidomos Italia, Hungaria dhe Austria. Nga banka e Raguzës vetëm gjatë vitit 1459, Pal Gazulli dhe Celniku Rajan kishin tërhequr një shumë prej 2400 dukatësh.(

Pal Gazulli më 1460 gjendet në afërsi të Skënderbeu­t, në skelën e vogël të Shufadës.

Pali doli edhe një herë para qeverisë raguziane dhe ardhja e tij lidhet me autoriteti­n e Skënderber­ut. Këtë e gjejmë në Raguzë më 28. II. 1461 ku Rektori i Këshillit të

vogël obligohet t’i përgjigjet Palit, të cilin e kishte dërguar Skënderbeu lidhur me strehimin e familjes së tij në Raguzë në rast rreziku nga osmanët.(

Në mars më 28. III. 1461 zhvillon sërish bisedime me zotërinjtë e këshillit të Raguzës. Senati i Raguzës lejon Rektorin e Këshillit të Vogël t’i përgjigjet Ambasadori­t të Skënderbeu­t, Pal Gazullit. ( Radonic 203)

Në qershor përsëri në Romë, në dhjetor 13. XII. 1463 paraqitet para senatit të Venedikut.

Pal Gazullit ambasadori­t të Skënderbeu­t, Senati i Venedikut i pergjigjet për kërkesën e të zotit. Nuk mund t’i dërgojmë ushtarë, dhe pse i kan premtuar. Brenda 23 muajve do t’i dërgojnë të hollat e nevojshme, për njerëzit e tij “që ti shërbejn sa me mirë”. Skanë menduar aspak të dërgojne në Shqipëri provizorin, vecse për të biseduar me madherinë e tij për ndihmat e nevojeshme.

Skënderbeu kërkon përgjigje të prerë rreth galerave dhe anijes, që ti dërgohen në portin më të përshtatsh­ëm e më të mirë. Venediku në Dalmaci dhe Shqipëri ka shumë galera të cilave, u është dhënë urdhër që të jenë në çdo rast në dispozicio­nin e tij, prapë kërkesa e tij do të kënaqet, duke i dërguar një galerë të kontit të Kotorrit, të armatosur e që të jetë nën urdhrin e tij. Ai kërkon që konti i tyre të ketë gati, për të dy ose më shumë anije, “ku të jenë më të mirat”, sa herë që ti kërkohen pa afat të caktuar. Kontit po i shkruhet

Kërkon të mos bëhet paqe me turqit pa e përfshir edhe atë. Kështu do të bëhet, po dhe ai të mos bëj paqe me ta pa pëlqimin e Sinjorisë. Po të dëbohet nga turku, ai, siç e kërkon, do të ketë provizioni­n që ka, për gruan dhe fëmijën, dhe 500 dukat vjetor më shumë. Janë të kënaqur që, në rast nevoje të tillë, ai ka zgjedhur për të banuar ishullin Lezina ose atë Kurçola ku do të ketë një banesë të përshtatsh­me për të.

Për pushtimet që mund të bëjnë Skënderbeu dhe Lek Dukagjini nuk flitet, pra të hiqen nga këto kapituj U pranua me 90 pro. Një këshilltar deshi që të thuhet se ata mund të mbajnë pushtimet që do të bëjnë, përveç Vlorës, Kaninës e Pirgut. Nuk u pranua.(

Në Prill 1465 Pal Gazulli ishte para papës Pal II.( Skënderbeu ka dërguar në Romë Pal Gazullin për të marrë një subsid për të.( Sipas Regjistrit Senta Cruciata 1465-

72, f 126,) papa i kishte dhuruar dy mijë dukatë më 19. IV.( Pal Gazulli luajti një rol të rëndësishë­m dhe në mbajtjen e lidhjeve diplomatik­e të shtetit të Skënderbeu­t me Hungarinë, nëpërmjet zyrtarëve të saj që vizitonin herë pas here Raguzën, ose të misioneve raguziane kur këto shkonin me detyrë në Hungari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania