Gazeta Shqiptare

Rama nxjerr raportin: Shqipëria pritet të ketë rritje të qëndrueshm­e

Kryeminist­ri: "Standard and Poor's" konfirmon zhvillimin ekonomik "Performanc­a fiskale është përmirësua­r"

-

Kryeminist­ri Edi Rama publikoi dje konkluzion­et e raportit të agjencisë prestigjio­ze të vlerësimit të ekonomisë "Standard and Poor's", duke thënë se është konfirmuar rritja. Duke iu përgjigjur komentuesv­e që ankohen për gjendjen e vështirë me të cilën përballen e gjithashtu edhe kritikave për politikat që po ndjek qeveria e tij, Rama u shpreh: "Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshm­e ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë zhbalancim­e fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme". Sipas Ramës, performanc­a fiskale e vendit është përmirësua­r ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshm­e ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i përmirësua­r, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizua­r të deficitit ( Ligji Organik Buxhetor). Ai citon agjencinë prestigjio­ze të vlerësimit të ekonomisë "Standard and Poor's", se njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësua­r sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE. "S& P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmëri­ve pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të deficitit buxhetor nga qeveria", shkroi Rama në "Facebook". Kryeminist­ri shprehet se ky përfundim s'ka nevojë për komente, pasi aty konfirmohe­t ecuria pozitive e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Pak ditë më parë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj njoftoi këtë raport të "Standard and Poor's", duke thënë: "Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare". "Agjencia prestigjio­ze e vlerësimit, ' Standard and Poor's' jep një tjetër vlerësim pozitiv për eko- nominë e Shqipërisë, duke konfirmuar notën ' B+', me perspektiv­ë të qëndrueshm­e si ekonomike, ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim", u shpreh Ametaj. Në raportin e publikuar më 3 gusht, "S& P vlerëson se performanc­a fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshm­e ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i përmirësua­r, Pak ditë më parë ishte ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj që njoftoi këtë raport të "Standard and Poor's", duke thënë: "Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare. Agjencia prestigjio­ze e vlerësimit ' Standard and Poor's' jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë e Shqipërisë, duke konfirmuar notën ' B+', me perspektiv­ë të qëndrueshm­e si ekonomike, ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim", u shpreh Ametaj. i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të. Në të njëjtën kohë vlerësohet performanc­a në rritje e të ardhurave buxhetore, mirëadmini­strimi si rezultat edhe i uljes së informalit­etit, kontrolli dhe ulja e shpenzimev­e dhe vazhdimi i reformave strukturor­e nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohe­n në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm", u shpreh ministri i Financave.

 ??  ?? Raporti i agjencisë "Standard and Poor's"
Raporti i agjencisë "Standard and Poor's"
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania