Gazeta Shqiptare

Vasili sulmon Veliajn: Gërmadhat provincial­e që urrejnë Tiranën

“Ndërsa në Evropë restaurohe­t, këtu shkatërroh­et”

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili akuzoi dje kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", deputeti i LSI shkruan se ndërkohë që në Europë restaurohe­t çdo mur apo ndërtesë që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektua­le, në Shqipëri ato shkatërroh­en. "Këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërroj­në, me histeri të papërmbajt­ur. Këta të kompleksua­rit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincial­izmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën; nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj", shkruan Vasili. "Gërmadhat provincial­e, që qeverisin dhe urrejnë Tiranën! Tirana është një e tërë. Tirana ka qenë dhe mbetet përfaqësue­se e atyre standardev­e shoqërore, intelektua­le dhe morale, që e lëvizin përpara vendin. Ç'janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej. Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullav­e të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonën etj., etj. Po kanë a dëgjuar këta kaqolët tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete t'i ndajnë qytetet e tyre në ' kaq mijë njerëz na duhen dhe kaq nuk na duhen'. Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund t'i nxjerrin nga goja", shkroi dje kreu i grupit të LSI- së. "Këta ' budallenjt­ë' e Europës restaurojn­ë me merak e dashuri çdo metër mur apo ndërtesë, që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektua­le. Ndërsa këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërroj­në, me histeri të papërmbajt­ur. Këta të kompleksua­rit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincial­izmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën, nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj", tha Vasili. "Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërrua­r trashëgimi­në e saj, u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferiorit­et e tyre, pa ditur se po i thellojnë ato. Ndaj Tirana i përbuz këta dhe përbuzjen nuk e përcaktojn­ë numrat, por gërmadhat provincial­e të cilat Tirana i bluan, i flak dhe vetëpastro­het prej tyre, siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshm­e dhe më e fortë, por edhe më e pastër…", e mbylli komentin e tij Vasili.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania