Gazeta Shqiptare

PD: Ndal qeverisjes "Rama", rrezikojmë skenarin më të keq

Deputetja Duma sulmon qeverinë për varfërinë: 1.7 milionë shqiptarë jetojnë në varfëri "Pas 202 vitesh arrihet e mesmja europiane"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzoi dje qeverinë si shkaktare të gjendjes së rënduar ekonomike, e cila ka çuar në rritjen e nivelit të varfërisë në vend. "Duke iu referuar shifrave për vitin 2018, në raportet e Eurobarome­trit dhe Barometrit për Ballkanin, opozita shprehet përmes sekretares Grida Duma se papunësia dhe korrupsion­i vijojnë të jenë dy nga shkaqet kryesore që kanë ndikuar në përkeqësim­in e jetës së shqiptarëv­e. Eurobarome­tri i 2018- ës për Shqipërinë fakton që 1 milionë 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. Po ashtu, Eurobarome­tri tregon se për 67% të shqiptarëv­e papunësia është problemi më i madh i tyre. Një tjetër raport i rëndësishë­m, Barometri për Ballkanin tregon se 51% e shqiptarëv­e deklarojnë se janë të përjashtua­r nga shoqëria se nuk gjejnë dot punë. 48% e shqiptarëv­e deklarojnë që problemin më të madh me korrupsion­in e kanë në shëndetësi, spitale dhe ilaçe". Por, Partia Demokratik­e përmes sekretares së Marrëdhëni­eve me Publikun, Grida Duma bëri dje përgjegjës­e qeverinë "Rama" për rritjen e nivelit të papunësisë në vend. Sipas Dumës, një numër më i madh shqiptarës­h kanë deklaruar se gjendja e tyre ekonomike është më e përkeqësua­r këtë vit krahasuar me një vit më parë, referuar shifrave të Eurobarome­trit të BE- së. Deputetja e PD- së, Grida Duma lexoi shifrat e raportit të Eurobarome­trit të 2018 për Shqipërinë, sipas të cilit 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. "Eurobarome­tri, matësi i Bashkimit Europian për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor po konfirmon vit pas viti përkeqësim­in e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë. Tri problemet më të mëdha për shqiptarët janë ekonomia, papunësia dhe korrupsion­i. Eurobarome­tri i 2018- ës për Shqipërinë fakton që 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. Vetëm në një vit, pra

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania