Gazeta Shqiptare

Baza e NATO- s, PD: E mirëpritur, por qeveria të mos e përdorë si fishekzjar­rë

Tritan Shehu: I gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO- s lidhet me PD

-

Partia

Demokratik­e ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", deputeti demokrat Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm tha se, "çdo rritje e prezencës së NATO- s në Shqipëri është thellësish­t e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne, kjo është e shkruar në gjenet tona". Ai kujton se, "i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO- s lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri në anëtarësim­in e plotë tonin aty. PD që me ' lindjen' e saj, ndryshe edhe nga partitë e tjera të krijuara në ish- bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tonë për BE e NATO. Më tej, më qershor të 1992, pra dy muaj mbas formimit të qeverisë sonë, Shqipëria aplikon e pranohet në Këshillin e Bashkëpuni­mit të Atlantikut të Veriut. Më dhjetor 1992, Berisha viziton selinë e NATO- s, ku pritet nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, i cili në mars 1993 viziton vetë Sh- qipërinë", kujtoi një nga një hapat e hedhur Tritan Shehu. "Më 23 shkurt 1994, Berisha nënshkroi dokumentin Kuadër të Partnerite­tit për Paqe me NATO- s, duke e bërë Shqipërinë anëtaren e parë nga vendet ish- komuniste të saj. Më 20 prill, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi këtë dokument, me gjithë kundërshti­të e socialistë­ve në këto periudha", kujtoi deputeti demokrat. Sipas tij, "tani ne jemi anëtarë të NATO- s dhe si të tillë kemi përfitimet madhore, por edhe obligimet e mëdha ndaj kësaj aleance, obligime që lidhen me elementët financiarë, pjesëmarrj­es, thellimin e demokracis­ë, luftës sonë ndaj krimit, drogës, trafiqeve, terrorizmi­t, racionalit­etit në politikat rajonale dhe ato të jashtme etj., ndër të cilat fatkeqësis­ht jemi shumë larg asaj që kërkohet nga një vend anëtar në seriozitet, impen- jim e rezultate. Pra, është më e dobishme që kjo qeveri të përpiqet të realizojë ' detyrat e shtëpisë' e të mos përdorë vendime të mund- shme pozitive të NATO- s ndaj nesh e rajonit si ' fishekzjar­rë' politikë për të kamufluar realitetin tonë të brendshëm", tha Shehu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania