Gazeta Shqiptare

Baza e NATO- s, Koçi: Dëshmon peshën e Shqipërisë për sigurinë në rajon

Zv. ministri i Mbrojtjes: Investim me rëndësi politike e ushtarake Ish- komandanti i bazës ajrore: U degradua në vitet ' 90

-

Zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes, Petro Koçi, e cilësoi ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë si një investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake. Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", Koçi tha se kjo bazë dëshmon peshën dhe përparësin­ë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon. Po ashtu, ai shtoi se nga ana tjetër rritet prezenca e NATO- s në rajonin tonë, në përgjigje të rolit jomiqësor ndaj interesave euroatlant­ike të vendeve të tilla si Rusia.

"Zhvillimi i bazës ajrore të Kuçovës nën kujdesin e NATO- s për t'u shndërruar në një bazë bashkëkoho­re për qëllime mbështetje­je logjistike për operacione­t e furnizimit të forcave ajrore, për mbështetje të operacione­ve të patrullimi­t ajror dhe natyrisht për qëllime stërvitore të Forcave Ajrore të Aleancës përbën një investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake", u shpreh Koçi. "Kjo bazë, si e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dëshmon peshën dhe përparësin­ë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon si edhe rritjen e prezencës së NATO- s në rajonin tonë, në përgjigje të rolit jomiqësor ndaj interesave euroatlant­ike të vendeve të tilla si Rusia. Ndërkohë, ky modernizim do të rrisë kapacitete­t ushtarake të Forcës sonë Ajrore", theksoi zv. ministri i Mbrojtjes. "Natyrisht, ky është një lajm shumë i mirë dhe për interesat socialekon­omike të komuniteti­t të Kuçovës e më gjerë. Do të "Zhvillimi i bazës ajrore të Kuçovës nën kujdesin e NATO- s për t'u shndërruar në një bazë bashkëkoho­re për qëllime mbështetje­je logjistike për operacione­t e furnizimit të forcave ajrore, për mbështetje të operacione­ve të patrullimi­t ajror dhe natyrisht për qëllime stërvitore të Forcave Ajrore të Aleancës përbën një investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake"

këtë një investim me peshë të konsiderue­shme financiare", shkruan Petro Koçi.

BAZA AJRORE

Baza ajrore e Kuçovës ka qenë e qetë këto ditë, edhe pse ka rritur shpresat e qytetarëve se bashkë me të do të ndryshojë edhe jeta e tyre. Qytetarët thonë në një reportazh të "Ora News" se për shumë vite janë lënë në harresë dhe kushtet ekonomike të tyre nuk janë fort të mira. Pranë Aviacionit të Kuçovës, që do administro­het nga NATO, gjithçka është e qetë dhe lajmi qarkullon edhe ndër radhët e punonjësve ushtarakë, por askush nuk ka folur. Ndërsa, ish- komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, gjatë viteve 19982001, Epaminonda Tupa, piloti që ka fluturuar në këtë aerodrom për 35 vjet tregon se kjo bazë ka kryer shumë funksione si mbrojtjen e hapësirës ajrore, mbrojtjen e vendit dhe kualifikim­in e pilotëve të rinj, që më pas kalonin në bazat e tjera. Ish- komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës shprehet se degradimi nisi në vitet ' 90, ku arsyeja kryesore ishte ajo e mungesës së buxhetit. Ai thotë se Kuçova zgjohej dhe flinte me zhurmat e avionëve dhe si shume të tjerë, shpreson se ky investim do të zgjojë po ashtu edhe ekonominë e këtij qyteti.

 ??  ?? Zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes, Petro Koçi
Zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes, Petro Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania