Gazeta Shqiptare

U konfirmua në detyrë, ONM rekomandon apelimin e vendimit të KPK- së për Zaganjorin

Gjykatësi zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë Ekspertët ndërkombët­arë, kundër kalimit të vetingut për kreun e Gjykatës së Lartë

-

Operacioni Ndërko mbëtar i Monitorim it u paraqiti Komisioner­ëve Publikë ditën e djeshme rekomandim­in për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK- së për konfirmimi­n në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Vendimi për konfirmimi­n e gjykatësit në detyrë u mor më datë 24 korrik. Trupa gjykuese, e cila konfirmoi në detyrë Zaganjorin përbëhej nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Gjatë seancës dëgjimore KPK vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. Kryetari i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

Më herët gjykatësi u shpreh se e mbështet reformën në drejtësi dhe se gjithçka e ka të dokumentua­r. "Jam njeri i ligjit dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentua­r gjithçka. Kam 40 vite punë dhe kam punuar me përkushtim", tha ai.

NJOFTIM I INSTITUCIO­NIT TË KOMISIONER­ËVE PUBLIKË

Në datë 24.07.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, z. Xhezair Zaganjori, me detyrë kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, u ka paraqitur Komisioner­ëve Publikë rekomandim­in për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisioner­ët Publikë, pasi t'u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/ 2016 "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka 30 ditë afat për t'ia njoftuar vendimin me shkrim Komisioner­ëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar. Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr. 84/ 2016 "Për rivlerësim­in kalimtar të Pavarësish­t përfundimi­t të fazës së parë të vetingut, ende asnjë nga gjyqtarët e konfirmuar nuk ka aplikuar për në KLGJ. Janë bërë 7 ditë nga thirrjet për vendet bosh të kandidatëv­e për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por akoma nuk është bërë asnjë kërkesë. Këshilli i Lartë Gjyqësor do ketë 11 anëtarë dhe përveç kontrollit në sistemin gjyqësor, do të vulosë vazhdimin e detyrës nga gjyqtarët e Krimeve të Rënda.

gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", Komisioner­ët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kuali-

fikimit kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë është ngritur dhe funksionon në

bazë të nenit 179/ b dhe aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/ 2016, "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën Më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t u ka paraqitur Komisioner­ëve Publikë rekomandim­in për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të z. Xhezair Zaganjori.

e Shqipërisë". Komisioner­ët Publikë përfaqësoj­në interesin publik gjatë procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë.

 ??  ?? Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania