Gazeta Shqiptare

Pronat, kompensimi për vitet 2001- 2013, përfitojnë 3700 persona

Agjencia e Pronave publikon regjistrin për 12 qarqet: Ja kujt i është njohur e drejta Emrat/ Lista e re e ATP: Shuma e parave që merr secili

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje regjistrin e vendimeve për individët që u është njohur e drejta për kompensimi­n e pronave për vitet 2001- 2013. Janë në total 3700 pronarë, të cilëve u është njohur e drejta e kompensimi­t dhe vlerësimi financiar për çdo pronë. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar edhe regjistrin e përditësua­r të vendimeve, të cilat kanë njohur të drejtën për kompensim dhe të vlerësimev­e për vitet për 12 vitet e fundit. Pronarët që kanë një vendim mund të përfitojnë edhe nga pagesat e përshpejtu­ara. Ata duhet të paraqiten në ATP dhe plotësojnë formularin- tip, të zgjedhin një nga tre afatet që parashikon ligji, pagesë brenda vitit, brenda 3 vjetëve ose brenda 5 vjetëve. "Gazeta Shqiptare" publikon formularët që mund të plotësohen për të përfituar nga përparësit­ë që jep ligji i ri për të marrë kompensimi­n me procedurë të përshpejtu­ar, apo për të marrë pjesë në ankande.

TRI AFATET

Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçëm është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti, pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimi­t financiar, jo më shumë se 1/ 3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimi­t financiar, të gjitha subjektet kërkuese që shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht me kërkesë të veçantë duhet të aplikojnë pranë ATP- së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhe- tor të kompensimi­t financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP- ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësish­t rendit kronologji­k të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologji­k i datës së vendimeve për këto aplikime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania