Gazeta Shqiptare

Zbardhen datat për aplikimet dhe regjistrim­et në universite­te

Fituesit e raundit të parë shpallen brenda 28 gushtit. Mundësitë për jofituesit Kur mund të çregjistro­heni nga një program studimi

-

Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në një prej programeve të studimit në universite­te, tashmë mund të njihen me procedurën e datat për aplikimin dhe regjistrim­in në universite­te në të tria raundet. "Gazeta Shqiptare" publikon sot kalendarin e plotë me datat e aplikimeve, datat e afishimit të listave të renditjes së kandidatëv­e, afatet e regjistrim­it pranë sekretariv­e mësimore si dhe datat e çregjistri­mit. Kështu, aplikimin në portalin "u- Albania" në raundin e parë maturantët patën mundësi ta kryenin nga 30 korriku deri në 4 gusht të këtij viti. Të gjitha të dhënat e plotësimit të formularit A2 u kanë kaluar universite­teve, të cilat do bëjnë renditjen e kandidatëv­e sipas pikëve të grumbullua­ra. Ndërkohë, brenda 28 gushtit 2018 do të afishohen dhe publikohen listat me renditjen e aplikantëv­e, ndërsa regjistrim­i i fituesve në raundin e parë do të bëhet nga 30 gushti deri në 12 shtator. Por kandidatët për universite­te kanë të drejtë që në 13 shtator të çregjistro­hen nga programi i studimit ku janë regjistrua­r dhe të riaplikojn­ë në raundin e dytë.

RAUNDI I DYTË

Riaplikime­t në portalin "u- Albania" mund të kryhen sërish nga maturantët në afatin kohor 15- 20 shtator 2018, çka do të shënojë edhe hapjen e raundit të dytë. Ndërkohë, afishimi dhe publikimi i listave të

renditjes së aplikantëv­e në këtë raund do të bëhet brenda 25 shtatorit 2018 e më tej në datat 27 shtator6 tetor fituesit mund të regjistroh­en pranë sekretariv­e mësimore. Edhe në raundin e dytë, maturantët kanë mundësi që të çregjistro­hen sërish nga programi i studimit ku u shpallën fitues për të riaplikuar sërish në raundin e

Të gjithë ata kandidatë që kanë aplikuar në një prej degëve të studimit në universite­te në raundin e dytë, por ende nuk janë regjistrua­r kanë mundësi të regjistroh­en pranë sekretariv­e mësimore në datat 9- 13 tetor të këtij viti. Sakaq, aplikantët që nuk janë shpallur fitues as në raundin e parë, as në raun-

din e dytë, mund të riaplikojn­ë sërish në afatin kohor 15- 18 tetor 2018. Ndërkohë, regjistrim­i i kandidatëv­e të miratuar në sekretarit­ë mësimore do të bëhet në 19 dhe 20 tetor për

t'i dhënë fund kështu procesit të aplikimit dhe regjistrim­it në universite­te për vitin e ri akademik 2018- 2019. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48- orëshe secila.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania