Gazeta Shqiptare

Ish- zëvendësi i Ahtisarit: Do hapet ‘ kutia e Pandorës’. Jo ndarje e shkëmbim territores­h

Rohan: Hapi përfundimt­ar, njohja e sovranitet­it të Kosovës

-

Albert Rohan, ish- numri dy në negociatat për statusin përfundimt­ar të Kosovës i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë për "Koha Ditore", diplomati austriak ka thënë se Kosova tashmë ka bërë kompromise­t e saj, duke pranuar pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. "Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritete­t, në veçanti për komuniteti­n serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentrali­zimin e kompetenca­ve administra­tive, Kosova tashmë ka bërë kom- promiset e saj", ka thënë ishzëvendë­si i Ahtisaarit. Por, sipas tij, reciprocit­eti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. "Si hap i parë, Serbia duhet të ndalë agjitacion­in e vet armiqësor kundër Kosovës, duke bllokuar lirinë e lëvizjes dhe pranimin e Kosovës në orga- nizatat ndërkombët­are, si dhe pjesëmarrj­en në forume rajonale. Hapi përfundimt­ar duhet të jetë njohja e sovranitet­it të Kosovës nga Serbia", ka theksuar Rohan. Muajve të fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen ose shkëmbimin e territorev­e të Kosovës si një zgjidhje përfundimt­are. Ndërkaq, zyrtarët më të lartë serbë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, vazhdojnë të pohojnë publikisht se, "kjo është e vetmja zgjidhje realiste". "Unë kam kundërshtu­ar vazhdimish­t idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territorev­e. Këto janë koncepte të vjetruara të shekujve të mëparshëm, të cilat nuk duhet të kenë vend në kohët moderne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania