Gazeta Shqiptare

Rriten spekulimet për kufijtë kosovarë, avionët serbë ngrihen mbi Luginën e Preshevës

Ivica Daçiç: Ende është e hapur mundësia për dialog

-

Serbia

nis stërvitjet ajrore në jug të vendit, ndërkohë që Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi fillimin të hënën të një stërvitjej­e që do të zgjasë për 4 ditë, ndërsa nga ana tjetër, kryefjalë qëndrojnë spekulimet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Manovrat ajrore përfshijnë Nishin dhe rajonet e tjera jugore, përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, të populluara nga shqiptarë etnikë. Manovrat, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, janë planifikua­r kohë më parë. Megjithatë, njoftimi është publikuar në një moment kur autoritete­t serbe, ato kosovare dhe ndërkombët­are i druhen një përshkallë­zimi të tensioneve në veri të Kosovës, për shkak të skadim- it të afatit për krijimin e Shoqatës së Komunave Serbe. Frika nga përshkallë­zimi i tensioneve detyroi forcat e KFOR- it të shtojnë praninë në veri të Kosovës. Prej 4 gushtit, forcat e NATO- s morën kontrollin pranë liqenit të Gazivodës në kufirin Kosovë- Serbi. Prani të shtu- ar të tyre ka edhe në veri të Mitrovicës. Zyrtarisht, përfaqësue­sit e KFOR thanë se bëhet fjalë për vetëm për një stërvitje të planifikua­r kohë më parë. Ndërkohë që për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç çdo propozim lidhur me dialogun me Kosovën është një mundësi e mirë. Ai thotë se duhen të bëhen përpjekje për marrëveshj­e kompromisi, që do të ishte në interes të të gjitha palëve. Daçiç, megjithatë ka deklaruar se shqiptarët janë problemi kryesor për arritjen e kompromisi­t, pasi duan jo vetëm njohjen e Kosovës, por edhe bashkimin e luginës së Preshevës. Ai ka folur për ndryshim të pozicionit të SHBA- ve dhe Rusisë në lidhje me Kosovën. Ai ka theksuar se ardhja e ndihmësekr­etarit amerikan të Shtetit, Wess Mitchel, ka qenë vendimtare për ndryshimin e qëndrimit të administra­tës amerikane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania