Gazeta Shqiptare

Shqipëria, ku shkelën perandorë

Arkeologu francez, Léon Rey zbuloi në fillimin e viteve ' 30 në Apoloni, skulpturën me fytyrën e perandorit August "Dora zbulon mermerin dhe duke u dridhur, ajo ndjek shtegun që ka lënë dalta mbi të”

- Luan Rama

Kur arkeologu francez Léon Rey, zbulonte në fillimin e viteve ' 30 në qytezën antike të Apolonisë një nga skulpturat me fytyrën e perandorit August, i pari perandor i Romës, ai e kuptoi se kjo skulpturë e ngritur diku në mes të qytetit ishte jo vetëm një vepër arti e Akademisë së Artit të Apolonisë, por edhe një dëshmi e lidhjes së fuqishme që kishte pasur ky qytet me këtë perandor, i cili në rininë e tij kishte jetuar në shtëpitë e këtij qyteti. Përshkrimi i Rey- it gjatë një prej ekspeditav­e të përvitshme në Apoloni në ditarin e tij është interesant: "Dora zbulon mermerin dhe duke u dridhur, - shkruante ai, - ajo ndjek shtegun që ka lënë dalta mbi të. Ja tashmë tek qëndron, ashtu siç e ka krijuar vetë artisti. Burri i veshur me togën e madhe, duket sikur po zbret drejt qytetit që tashmë nuk ekziston më. Ai është i ri dhe i bukur. Vallë është Oktaviani, "Augusti" i ardhshëm, i cili bëri studimet në këtë qytet? Hipoteza duket tërheqëse…". Dhe disa ditë më pas, Rey gjeti një kokë tjetër mermeri në të cilën vërtetoi se ishte pikërisht e Oktavianit, pasi një e tillë, e ngjashme, me të njëjtën shprehje, ai e kishte parë në muzeun e Firences.

Ky personazh historik, është një nga figurat më të shquara të dymbëdhjet­ë çezarëve që flet historian romak Sueton në librin e tij Jeta e dymbëdhjet­ë çezarëve. Historianë­t e Republikës së Romës dhe më pas ata të Luftës Civile dhe të kohës imperiale, shkruajnë pak për kohën e qëndrimit të Augustit në Apoloni, i cili në atë kohë kishte emrin Oktavian. Oktaviani kishte lindur më 23 shtator të vitit 63, para erës sonë, në Romë, dhe prindërit e quajtën Caius Octavius Thurinus. Ai ishte biri i Atia- s, mbesës së Cezarit dhe i Gaius Octavius, i cili ishte guvernator i Maqedonisë së pushtuar në atë kohë nga ushtritë romake. Pas luftës në Maqedoni, bashkë me disa legjione, Çezari e dërgoi Oktavianin në Apoloni që të ndiqte Akademinë Ushtarake. Bashkë me të ishte dhe Agrippa, i cili do të bëhej më vonë një nga gjeneralët më të shquar të perandoris­ë augus- tiane. Por atëherë, Roma ishte ende Republikë. Ishte viti 45 para erës sonë dhe Apolonia bashkë me Dyrrachium- in, ishin dy nga qëndrat më të fuqishme të bregut të Ilirisë. Në rrethinat e Apolonisë, pak vite më parë, Çezari kishte ngritur kampin e vet dhe kur kishte hyrë në qytet, ushtarët e legjioneve romake, por dhe banorët e kishin brohoritur ardhjen e tij. Luftërat kundër legjioneve të Pompeut njihen, si ato në afërsi të Apolonisë ashtu dhe në rrethinat dhe kështjellë­n e Durrës, për të përfunduar pastaj në Farsale të Maqedonisë, ku Pompeu u mund plotësisht.

Oktaviani ishte veçse 19- vjeçar kur erdhi në Apoloni, në një kohë kur sapo kishte sprovuar lufëtrat e Maqedonisë. Por meqë nuk kishte fëmijë, Çezari mendonte gjithnjë që ta bënte trashëgimt­arin e tij, prandaj dhe e dërgoi nipin e vet të përgatitej nga ana ushtarake, të ushtronte artin e kalorësisë dhe të mësonte strategjin­ë e luftës. Apolonia atëherë ishte një qytet i lulëzuar, të cilën e kishte vizituar dhe kishte qëndruar pak vite më parë Ciceroni, i cili e cilësonte atë "Magna urbis et gravis", (" Një qytet të madh e hijerëndë"). Krahas ban- orëve, apoloniatë­ve, në qytet ishin dhe krerët ushtarakë, guvernator­i, magjistrat­ët, etj., ndërkohë që forcat ushtarake ishin në kampet e ngritura në fushat që rrethonin qytetin. Imagjinoni një çast 80 mijë ushtarët e Çezarit, që kishin rrethuar qytetin prej pak kohësh, pamje që ndoshta sot e tejkalojnë imagjinatë­n tonë. Qyteti i Apolonisë kishte atëherë një Agonothet, siç e shohim një pjesë të tij, të zbuluar nga Rey dhe të ringritur nga arkeologët shqiptarë, ( një pjesë e fasadës), disa dekada më parë. Po ashtu, ishte Odeoni, Buleterion­i, banjat, Nimfeu, tempujt e ndryshëm, siç ishte dhe ai i Apolonit, Dianës, Demetras, etj. Monumentet e statujat e shumta të Erosit, Heras, Hermesit apo Meneadat, gjallonin rrugët me kalldrëm. Pllakat e mermerit ishin të mbushura me dedikime e mbishkrime të ndryshme. Në qytetin e ngrohtë e plot diell pranë detit, ishin sallat e hapura të muzikës, vendet e kultit, altarët në abside, kamaret dhe muret e trashë rrethues, akuaduktët që sillnin ujë, etj. Rrugët e Apolonisë gumëzhinin nga njerëzit, tregjet, prostituta­t, ( më të shumtat gjendeshin atëherë në Dyrrachi- um, i cili kishte një nam të madh për pasurinë e shumëllojs­hmërinë e tyre), pasi pranë Apolonisë ishte porti ku zbarkonin anijet që vinin shpesh nga Brindizi dhe qytetet e tjera të Mesdheut. Oktaviani, ( apo Oktavi, siç e thërrisnin jo pak në atë kohë), ishte një djalosh shumë i bukur. Në librin për jetën e tij, historiani Sueton shkruan se "Ai kishte një bukuri të rrallë, bukuri të cilën e ruajti gjatë gjithë jetës… Sytë e tij ishin gjithnjë të gjallë e të shndritshë­m, madje ai të bënte të besoje se shikimi i tij kishte diçka hyjnore. Kur u bë August dhe e fiksonte shikimin e tij tek dikush, ai kishte dëshirë që tjetri ta ulte kokën, si i verbuar nga dielli". Arkeologu francez Eric Follain, i cili kohët e fundit botoi në revistën franceze "Archeologi­a", një studim mjaft interesant për Apoloninë, ka krijuar dhe sjellë në faqet e kësaj reviste, pamje sintezë ( disa prej të cilave po ribotohen këtu), se si kishin qenë në të vërtetë shumë prej ndërtesave kryesore të Apolonisë së asaj kohe, nga të cilat kanë mbetur veçse rrënoja, pasi gurët e tyre, siç na dëshmon në kujtimet e tij arkeologu Rey por dhe arkeologët e tjerë francezë si, Léon Heuzey apo Alfred Gilliéron, janë marrë me qerre nga pashallarë­t e Beratit për t'i përdorur për themelet e sarajeve të tyre. Po në këtë mënyrë u morën dhe gurët e tempullit të Dianës, një tempull tepër i veçantë në historinë e arkitektur­ës së asaj kohe, me gjashtë shtylla të mëdha dhe të larta, nga e cila në shekullin e XIX kishte mbetur vetëm një shtyllë, që me sa duket nuk kishin arritur ta shembnin, ( ja pse dhe ai fshat që do të krijohej aty, më pas do të quhej Shtyllas). Sidoqoftë, në mes të qytetit ishte dhe obelisku i Apolonit, tempull të cilin Oktaviani e gjeti në Apoloni dhe kur ai u bë perandori i parë e Romës, një kopje e këtij tempulli u vendos në pallatin e tij, në Palatin.

Siç kishte legjionarë­t dhe magjistrat­ët e tij, ky qytet kishte dhe skllevërit që mbanin me vete legjionarë­t, të cilët i ndiqnin nëpër ekspeditat e tyre. Siç shkruan historiani francez Pierre Cosme rreth Apolonisë së Ilirisë në librin Auguste, "Apolonia nuk ishte vetëm një qytet garnizoni ushtarak për trupat ku Cezari mendonte të niste ekspeditat e mëdha kundër dakëve dhe partëve. Edhe pse nuk kishte shkëlqimet e Athinës, Aleksandri­së dhe Pergamos, Apolonia ishte një qendër e kulturës, ku Oktaviani u shoqërua nga Apollodori i Pergamos…". Pikërisht në Apoloni, pohon ky studiues dhe biograf i Oktavianit, ( August), "nipi i Çezarit njohu astrologun e famshëm Theogjen, i cili i parathotë Oktavianit një të ardhme të shkëlqyer dhe të jashtëzako­nshme". Këtë informacio­n e kemi dhe nga historiani romak Sueton, i cili e shkruan këtë dhe në librin e famshëm të tij, ashtu si dhe nga shumë historianë të tjerë të kësaj epoke. Në librin e tij Hyjnori Auguste, Sueton shkruan se "Gjatë kohës së tij në Apolloni, bashkë me Agrippa- n, ai shkoi në observator­in e Théogène. Pasi dëgjoi dhe pa horoskopin e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania