Gazeta Shqiptare

Shpërthen autocister­na në Bolonja, 2 të vdekur e 67 të plagosur

Italia në alarm, bilanci i personave që u prekën nga aksidenti i rëndë Shtëllunga të mëdha tymi në aeroport, rrëzohet ura e qytetit

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas shpërthimi­t të një autocister­ne në zonën Borgo Panigale, në Bolonja bilanci i njerëzve të prekur sa vjen e rritet. Shpërthimi ka lënë të vdekur dy persona, ku njëri prej tyre ishte një 55vjeçar dhe ka plagosur 67 të tjerë, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë raportojnë mediat italiane. Në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinier­ë dhe dy policë rrugorë. Shpërthimi i autocister­nës ndodhi pranë aeroportit të Bolonjas, rreth orës 14: 00. Si pasojë e shpërthimi­t, një pjesë e urës së Bolonjës është rrëzuar. Një prej mjeteve të përfshira në aksident, një autocister­në që transporto­nte lëndë djegëse mori flakë dhe shpërtheu në vend. Rruga tashmë do të qëndrojë e mbyllur për sa kohë të nevojitet për rikonstruk­sionin e saj. Drejtuesve të mjeteve të bllokuar në radhë u janë shpërndarë shishe uji të ftohtë, për shkak të temperatur­ave të larta. Shpërthimi ishte aq i fortë sa shtëllunga­t e zjarrit dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjës. Si pasojë e shpërthimi­t edhe disa makina janë përfshirë nga flakët. Autostrada e Casalekios është bllokuar nga të dyja anët dhe në vendngjarj­e ndodhen një numër i madh ambulancas­h. Zjarrfikës të shumtë kanë ndërhyrë, ndërsa në ndihmë është thirrur edhe një helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve. Pas disa shpërthime­ve, flakët u përhapën shpejt edhe te makinat buzë rrugës, duke shkaktuar zjarr zinxhir. Gjithashtu u shemb pjesërisht një urë në autostradë, në mbikalimin Casaleçhio A1- A14, raportojnë mediet italiane. Zjarrfikës­it janë duke monitoruar flakët dhe po punohet edhe nga ajri për shuarjen e tyre. Ngjarja ndodhi dje në orën 13.40, mes daljes 2 dhe 3 të unazës në periferi të Bolonjës, në rrethin Borgo Panigale. Sipas raporti- meve, thuhet se cisterna ishte duke transportu­ar eksploziv. Shuarja e flakëve u bë akoma më e vështirë nga temperatur­at e larta. Për shkak të shpërthimi­t raportohet gjithashtu se dritaret e disa shtëpive buzë rrugës kanë shpërthy- Dy të vdekur dhe 67 të plagosur është bilanci i shpërthimi­t të një autocister­ne në Bolonja të Italisë. Njëri prej personave që ka humbur jetën ishte një 55- vjeçar ndërsa ndër 67 të plagosurit, 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat italiane. Në mesin e të plagosurve janë edhe 11 karabinier­ë dhe dy policë rrugorë.

er. Ndërkohë, një helikopter ndërhyri nga ajri për të shuar flakët e zjarrit.

 ??  ?? Pamje nga shpërthimi i autocister­nës në Bolonja
Pamje nga shpërthimi i autocister­nës në Bolonja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania