Gazeta Shqiptare

Basha: Qeveria bandë hajdutësh, ja rekordi i ri i "Rilindjes' së Ramës

PD: Arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë, rikthim te taksa e sheshtë "Sa më gjatë, aq më keq për Shqipërinë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës Lulzim Basha bën përgjegjës­e qeverinë për mbylljen e bizneseve. Basha thekson se 45 biznese mbyllen çdo ditë në vendin tonë gjatë 2018ës. Përmes një video të postuar në profilin e tij në "Twitter" Basha tregon detaje në lidhje me bizneset e mbyllura. Kreu i PD- së shprehet se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë, sipas tij, është përgjegjës­e ' Rilindja'. Ndaj, ai shkruan se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri, aq më keq do jetë për vendin. "Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve ' Rilindja': 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018- ën. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!", shkruan Basha duke postuar edhe videon në "Twiter" për mbylljen e bizneseve.

AKUZAT

Demokratët teksa analizojnë situatën e buxhetit, akuzojnë se arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë, para që nuk janë mbledhur. Ndaj mosmbledhj­a e taksave dhe mbyllja e bizneseve për periudhën prillqersh­or për demokratët janë dy prej arsyeve që i kanë kushtuar arkës së shtetit 75 milionë dollarë më pak për vitin 2018. Sipas nënkryetar­es së Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Jorida Tabaku dhe këshilltar­it për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti edhe aktin normativ që qeveria kaloi në 26 korrik për rishikimin e buxhetit e shohin si arnim të radhës për ekonominë, që sipas tyre perfomon me një borxh në rritje si pasojë e koncesione­ve dhe PPP- vë korruptive. "Borxh, të cilin qeveria e fsheh duke mos i deklaruar PPP- të si detyrime në kundërshti­m me kërkesat e Bashkimit Europian. Sakaq, borxhi publik në nivelet aktuale e rendit Shqipërinë përpara Gjermanisë, ndër 15 vendet me

borxh më të lartë. Shqipëria është e para në rajon për borxhin me 70 për qind dhe në qoftë se llogarisim këtu dhe kontratat koncesiona­re, shkon me 83 për qind", deklaroi deputetja Tabaku. Performanc­a e dobët fiskale shprehet opozita është një nga arsyet që edhe në aktin normativ, zëri i pagave dhe pensioneve nuk gjejnë refle-

ktim në buxhetin e 2018- ës. "Nuk do të ketë rritje pagash për administra­tën publike, hiqet fondi prej 10 mln dollarë i planifikua­r fillimisht për rritjen e pagave. Krijohet fond i veçantë për shpërblimi­n e pensionist­ëve në masën 30 milionë dollarë ( thjesht për çështje propagande, pasi edhe vitet e mëparshme që nuk ka qenë zë i "Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve ' Rilindja': 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!", shkruan Basha duke postuar edhe videon në "Twiter" për mbylljen e bizneseve.

veçantë, shpërblimi është përballuar nga fondet e ISSH- së", theksoi z. Teliti. E vetmja rrugë për të stimuluar rritjen ekonomike përmes shtimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit, për PD- në është rikthimi tek taksa e sheshtë. Sipas Tabakut, futja në TVSH e 11 mijë e 500 subjekteve nuk ishte për të formalizua­r eko-

nominë, por për të favorizuar disa subjekte të mëdha, që operojnë në sektorin e tregtisë, pasi rezulton se janë mbledhur më pak të ardhura nga ky zë. "Sado që qeveria përpiqet të mbulojë dështimin ekonomik, të përdorin raporte ndërkombët­are, e vërteta është ndryshme. Brenda 6- mujorit të parë, arkës së shtetit i mun-

gojnë 75 milionë dollarë. Kjo tregon rritjen e informalit­etit, por edhe faktin që bizneset sot janë duke përjetuar vështirësi", u shpreh zj. Tabaku. Kurse sipas Dorian Telitit, përkeqësim­i i situatës ekonomike ka ardhur nga politika e gabuar dhe klientelis­te e qeverisë, ndërsa theksoi se investimet nuk janë realizuar.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania