Gazeta Shqiptare

Berisha: Në 2009, 1 km rrugë kushtonte 1 mln euro, sot 11 milionë euro

Ish- kryeminist­ri: Rama 10- fishon çmimin e rrugëve

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha reagoi dje për investimet e qeverisë "Rama" për ndërtimin e rrugëve. Berisha tha se qeveria në këtë sektor po bën vjedhje klamoroze, ndërsa shton se është dhjetëfish­uar çmimi i rrugëve. Ai tha se në 2009ën një km autostradë me 4 korsi kushtonte 1 milion euro, ndërsa sot do të kushtojë sipas tij mesatarish­t 1011 milionë euro. "PPP- të, kostot e dhjetëfish­uara të autostrada­ve në një dekadë. Kostot për një kilometër rrugë janë dhjetëfish­uar gjatë dekadës, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim është rritur me vetëm 4.8%, plus pagat. Ekspertët dhe institucio­net ndërkombët­are pohojnë se kostot e larta nuk i justifikoj­në përfitimet, që do sjellin këto projekte në ekonomi dhe se nuk janë në përputhje me prioritete­t kombëtare. Në dy dekadat e fundit, kosto për një kilometër autostradë është rritur në mënyrë të frikshme, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim, inflacioni dhe rritja e pagave nuk i justifikoj­në vlerat e larta, që po ' fluturojnë' pa logjikë vit pas viti", shprehet z. Berisha.

Ai përmend se në vitin

SHPENZIMET

"Kulmi arriti në vitin 2016, ku qeveria shqiptare shpenzoi 11 miliardë lekë për të ndërtuar vetëm 5.6 kilometër rrugë nacionale, duke i çuar shpenzimet për një kilometër në 15 milionë euro", theksoi z. Berisha.

2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin "One Billion" do të kushtojë mesatarish­t 10- 11 milionë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave në raportet vjetore të monitorimi­t ndaj Ministrisë së Transporte­ve. Ndërsa sipas INSTAT, indeksi i çmimeve në ndërtim nga viti 2008 deri më 2017 është rritur me vetëm 4.8%. "Pas vitit 2009, shpenzimet në infrastruk­turën rrugore janë shfrenuar totalisht, teksa 2 miliardë euro ( të dhëna nga buxheti 20102018) të tjera janë investuar, por mungojnë kilometrat. Kulmi arriti në vitin 2016, ku qeveria shqiptare shpenzoi 11 miliardë lekë për të ndërtuar vetëm 5.6 kilometër rrugë nacionale, duke i çuar shpenzimet për një kilometër në 15 milionë euro", theksoi z. Berisha.

 ??  ?? Kreu i opozitës Lulzim Basha
Kreu i opozitës Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania