Gazeta Shqiptare

Baza e NATO- s, Koçi: Nuk është momenti për fishekzjar­rë, por një moment krenarie

-

Zv.

Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi duke folur dje për ndërtimin e bazës ajrore të NATO- s në Kuçovë tha se "nuk është momenti për fishekzjar­rë, por është një moment krenarie". Koçi nënvizoi se, "ne nga SHBA kemi marre vlerësim pozitiv, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të punojmë fort për të rritur standardet. Por kjo nuk arrihet vetëm sigurisht që do ta arrijmë me bashkëpuni­m". "Kemi edhe ne detyrimet tona nëse do të kemi zgjatjen e pistës do të thotë që do të kemi edhe ne detyrimet tona për të bërë shpronësim­et. Por në krahasim me investimin që vjen kostot tona janë minimale. Do të ketë dhe takime konkrete edhe do te vijnë ekspertë për te parë pjesën që do implemento­het. Ne kemi dorëzuar një sërë projektesh. Kjo do të jetë baze kombëtare, por edhe e NATOS", u shpreh zv. ministri i Mbrojtjes për "Fax News". "Disa vende anëtare i ofrojnë NATO- s mundësi për të bërë baza apo infrastruk­tura të tjera ushtarake në vendet e tyre. Ne kemi aplikuar para disa vitesh për bazën e Kuçovës, duke prezantuar një sërë projektesh të cilat mund të financohes­hin nga NATO, në shërbim të modernizim­it dhe bazës ushtarake. Për t'i shërbyer jo vetëm interesit civil por edhe interesave të sigurisë së përbashkët kombëtare. Procesi ka një serë shkallësh kualifikim­i, ku Këshilli i Atlantikut Verior ka vendosur që kjo bazë e Kuçovës të modernizoh­et në shërbim të sigurisë kolektive. Do të shërbeje kryesisht për furnizimin e Forcave Ajrore të NATO- s, do të shërbejë si bazë për patrullimi­n ajror jo vetëm të Shqipërisë, por besojë edhe për vendet fqinje. Pra, janë një sërë interesash të përbashkët­a", tha ai. "Por unë besojë se duhet të kuptojmë peshën politike, që do të thotë Shqipëria përbën përparësi në Ballkanin Perëndimor përsa i përket sigurisë dhe paqes. Gjithashtu dëshmon që Shqipëria është një vend aktiv, një vend që kontribuon në Aleancë, nuk është një vend për numër. Nuk është momenti për fishekzjar­rë, por një moment krenarie dhe besoj se politika duhet të ndihet mirë. Roli politik i Shqipërisë ka peshë dhe përparësi përsa i përket rajonit. Ky rol duhet të konsiderua­r në marrëdhëni­et tona brenda NATO- s", deklaroi zv. ministri i Mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania