Gazeta Shqiptare

DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën negative

Debatet për korrigjimi­n e kufijve, SHBA kërkon marrëveshj­e mes palëve Tahiri: Të mbyllet sa më shpejt debati

- Pamela Aliaj

Departamen­ti Ameri kan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshj­e, që siguron qëndrueshm­ëri për të dyja vendet dhe rajonin. Një zëdhënës i Departamen­tit të Shtetit i tha "Zërit të Amerikës" se, "politika e kësaj administra­te është e qëndrueshm­e: thelbi i çdo marrëveshj­eje për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshj­e që është e zbatueshme, e qëndrueshm­e dhe nuk krijon paqëndrues­hmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticite­t nga të dyja anët. Ne inkurajojm­ë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstrukti­ve", thuhet në deklaratën për "Zërin e Amerikës". Ditëve të fundit janë shtuar idetë e hedhura nga të dyja palët për ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territorev­e apo "korrigjimi­n e kufirit" në kuadër të procesit të normalizim­it të marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në

një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse detyruese ligjore për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës, që ka hyrë në vitin e 11- të pavarësisë dhe Serbisë që vazhdon ta kundërshto­jë atë. Marrëveshj­a është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre

drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ish- kryenegoci­atorja në bisedimet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka theksuar se tema rreth korrigjimi­t ose shkëmbimit të territorev­e mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbyllet sa më parë. Ajo ka

thënë në një intervistë për "Telegrafin" se idenë e shefit të shtetit të Kosovës nuk po e përkrahin institucio­net dhe partitë politike në Kuvendin e Kosovës. "Unë jam dhe kam qenë çdoherë kundër shkëmbimit të territorev­e ose korrigjimi­t të kufijve, sepse kjo do t'i le-

verdiste më tepër Serbisë. Në anën tjetër, për këto tema duhet konsensus kombëtar e që nuk ekziston", ka shtuar Tahiri. Më tej, ajo ka thënë se është paksa e befasuar me heshtjen e Bashkimit Evropian gjatë këtyre ditëve që po diskutohet për temën e shkëm-

bimit të territorev­e. "Unë mendoj se në Serbi përkrahet ideja e ndarjes, por kjo gjë nuk ndodh edhe në Kosovë, sepse për krijimin e shtetit të Kosovës është derdhur gjak, duke e shprehur kështu në mënyrën më të mirë vullnetin e popullit", ka theksuar Tahiri.

 ??  ??
 ??  ?? Departamen­ti Amerikan i Shtetit
Departamen­ti Amerikan i Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania