Gazeta Shqiptare

"Korrigjimi i kufijve", Thaçi: Nuk do të ketë luftë, duhet vetëm konsensus

Presidenti sqaron qëndrimin e tij: Koha e luftës ka përfunduar

-

Presidenti

i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi dje edhe një herë idenë e tij për korrigjim të kufijve. Thaçi i fundit i është përgjigjur interesit të mediat, ndërsa ka mbajtur një konferencë për shtyp. "Sa i përket asociacion­it, marrëveshj­a e 2013- ës është e qartë. Dhe ajo e vitit 2015 është e qartë, marrëveshj­e që unë e mbështes. Të gjitha këto marrëveshj­e janë në mbështetje të Kushtetutë­s së Kosovës", tha Thaçi. Teksa u ndal tek çështja e kufirit, ai saktësoi se bëhet fjalë për korrigjim. "Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë. Ky proces duhet të jetë i rregullt dhe transparen­t për llogaridhë­nie, ndaj shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmë­ri e dyan- shme, askush s'do të jetë kundër. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë", tha ai. Po ashtu, Thaçi u pyet edhe për faktin se pse ndryshoi mendim lidhur me bashkëngji­tjen e Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën. "Takimi me liderët e Bujanovcit dhe Medvegjës më ka bërë që të ndryshoj mendim. Unë nuk jam njeri që nuk ndryshoj. Në atë kohë nuk e kemi pasur kërkesën e institucio­nalizuar. Nuk mund të flas në emër të Vuçiçit. Nëse ju brengos e drejta që unë prezantoj për të drejtën e sh- qiptarëve në Bujanovc, kjo është puna juaj ( u drejtohet gazetarëve). Kjo çështje do të prezantohe­t në tavolinën e Brukselit. Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi dhe shkëmbim. Kushdo që të ngrihet, qoftë Vuçiçi apo Daçiçi. Kosova nuk shfaq pretendime territoria­le ndaj askujt. Nëse është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutë­s për bashkëngji­tje të Medvegjes, do e ndryshojmë. S'ka të keqe këtu. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të dekretojë, atëherë nuk është kategori kushtetues­e", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania