Gazeta Shqiptare

Haradinaj: Kufijtë nuk do të preken, e papranuesh­me

Kryeminist­ri i Kosovës viziton Vlorën, shmang përgjigjet për akuzat Thaçi- Berisha, takohet me Pandeli Majkon "Shqipëria është atdheu ynë dhe duhet të jemi të gjithë pranë njëri- tjetrit"

-

Kryeminist­ri i Kos ovës, Ramush Hara dinaj, gjatë vizitës së djeshme në qytetin e Vlorës përsëriti qëndrimin e tij sa i përket çështjes së kufirit Kosovë- Serbi. Në përgjigje të interesimi­t të gazetarëve për temën e shumë debatuar këto ditë të korrigjimi­t të kufijve të Kosovës, ai nënvizoi se hapja e temave ose e temës së kufijve është e papranuesh­me për të. "Për fat të keq, për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësish­t rezultat i atyre epilogëve të këtyre luftërave. Prandaj, ne duhet të konsideroj­më arritjet tona pra, Shqipërinë dhe Kosovën dhe kudo ku janë shqiptarë. Hapja e temave ose e temës së kufijve është e papranuesh­me për mua", nënvizoi ai për gazetarët e mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës, që ndoqën vizitën e tij në Vlorë. "Sot ndoshta do të jem më i kujdesshëm me prononcimn tim, realiteti i sotëm është rezultat i atyre luftërave. Hapja e temës së kufijve është e papranuesh­me. Kufijtë nuk do të preken. Gjithsesi, jam pro të heqim doganën Kosovë- Shqipëri. Me këtë po e devijoj pyetjen me qëllim. Sa i përket referendum­it, fatmirësis­ht jetojmë në demokraci, por ritheksoj së kufijtë janë vendosur me luftë", u shpreh saktësisht Haradinaj. I pyetur për akuzat e forta që Thaçi bëri ndaj ish- kryeminist­rit shqiptar, Sali Berisha, të cilin e akuzoi për bashkëpuni­me me Milloshevi­çin, Haradinaj vendosi që të mos

përgjigjej sërish. "I përshëndes të gjithë, pozitë dhe opozitë", tha Haradinaj. "Ajo që unë jam pro deklaratav­e për këtë qëllim është që në 1 janar të heqim doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë", u shpreh ai. I pyetur se çfarë do të ndodhë më tej pas deklaratav­e të këtyre ditëve, kryeminist­ri Haradinaj theksoi se ato kanë në bazë retorikën politike. "Me

qëllim po e devijoj pyetjen tuaj dhe theksoj se ajo është një retorikë politike. Beogradi bëri një retorikë, Prishtina bëri një kundër retorikë, një kundërpërg­jigje. Në fund do të thosha se kufijtë nuk lëvizin me fjalë", citoi ai qëndrimin e vet, ndërkohë që shtoi: "Kufijtë janë vendosur si rezultat i ndarjes në epilogët e luftërave". Ai përshëndet­i kryeminist­rin Edi Rama, të gjitha institucio­net e Shqipërisë, të gjithë politikën shqiptare edhe atë në opozitë, duke theksuar: "Shqipëria është atdheu ynë dhe duhet të jemi të gjithë pranë njëri- tjetrit". Haradinaj vlerësoi edhe një herë vizitën e tij në qytetin e Vlorës, në atë që e cilësoi "zemrën e shqiptarëv­e", duke theksuar se do të donte të ishte këtu në çdo ditë të vitit. "Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Jam në Vlorë, në zemrën e shqiptarëv­e", u shpreh Haradinaj. Ai falënderoi zotin Dritan Leli dhe stafin e tij, duke e falënderua­r në emrin e tij dhe të popullit të Kosovës për mundësinë për të qenë bashkë në nderim të historisë sonë të lavdishme e të çmueshme, por, siç u shpreh ai, "... edhe për mundësinë që ne të ndërtojmë të ardhmen tonë po kaq të lavdishme, duke qenë më afër njëritjetr­it. Do të jemi çdo herë e më afër". Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëv­e, kudo ku janë për të ardhur në Vlorë, për të pushuar në Vlorë. "Për mua, nuk do të kishte ditë të vitit që nuk do të vija në Vlorë, sot jam shumë i nderuar që jam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëv­e kudo ku janë edhe atyre në diasporë që të vijnë në Vlorë, në zemrën tonë. Jam i bindur që duke qenë më afër njëri- tjetrit, e ndihmojmë veten", citoi ai. Nga ana e vet, kryebashki­aku Dritan Leli e cilësoi historike vizitën e Kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në qytetin e Vlorës.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania