Gazeta Shqiptare

Buxheti, 15 miliardë lekë për pronarët, 5 mijë përfitues në të gjithë vendin

Lista e parë me pronarët që do të kompensohe­n për tokat t sekuestrua në ' 45- ën ATP ka miratuar kompensimi­n për dosjet 2001- 2014

-

Qeveria ka miratuar një fond prej 15 mil iardë lekësh, të cilat do të shpërndahe­n për të paktën 5 mijë pronarë, të cilëve u është njohur e drejta e kompensimi­t të pronës dhe s'kanë marrë deri tani asnjë këst. Fondi është i ndarë në tri vite 2019- 2022, i cili rritet progresivi­sht vit pas viti. Në projektbux­hetin afatmesëm është miratuar fondi për vitin 2019 në vlerën, 4.9 miliardë lekë, për vitin 2020 në vlerën 5.3 miliardë lekë dhe për vitin 2021 në vlerën 5.4 miliardë lekë. Sipas ligjit në fuqi, pronarëve që u është njohur e drejta për kompensim do të marrin 20% të vlerës në lekë dhe pjesën tjetër 80% kompensim me tokë. Ndërkohë pronarët mund të aplikojnë për të përfituar nga skema për pagesa të përshpejtu­ara.

TRI AFATET

Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqind- ja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t ren- dit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimi­t financiar, jo më shumë se 1/ 3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimi­t financiar, të gjitha subjektet kërkuese që shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht me kërkesë të veçantë duhet të aplikojnë pranë ATP- së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimi­t finan- ciar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP- ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësish­t rendit kronologji­k të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologji­k i datës së vendimeve për këto aplikime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania