Gazeta Shqiptare

Aksident tragjik në Kamëz, "Benz"- i përplas nënën me 2 fëmijë dhe një 29- vjeçar

Humbi kontrollin e mjetit, arrestohet shoferja Rozina Koleci. Dëshmitarë­t: U tmerruam Ndërron jetë 7- vjeçarja dhe i riu Ramazan Isha

-

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur kryeqyteti­n në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja tragjike ndodhi në Kodër- Kamëz, ku shoferja Rozina Koleci teksa drejtonte automjetin tip "Benz" me targë AA071UA, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një biçikletë. Pas kësaj, makina ka përplasur edhe një nënë me dy fëmijë të mitur. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7vjeçare dhe çiklisti i identifiku­ar si Ramazan Isha, 29 vjeç. Ndërkohë janë transportu­ar menjëherë në spital nëna e dy vajzave, Valbona Ndreu, 29 vjeçe dhe vajza tjetër 6- vjeçare. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", drejtori i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi, shprehet se gjendja shëndetëso­re e nënës dhe vajzës së mitur është stabilizua­r dhe se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. "Nëna dhe vajza e mitur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Janë duke iu nënshtruar disa ekzaminime­ve për të bërë disa kontrolle të detajuara", tha drejtori i spitalit, Bushi. "Më datë 08.08.2018, rreth orës 08: 40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me këmbësorë. Si pasojë e përplasjes ka ndërru- ar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re", thuhet në Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", drejtori i Spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi, shprehet se gjendja shëndetëso­re e nënës dhe vajzës së mitur është stabilizua­r dhe se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. "Nëna dhe vajza e mitur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Janë duke iu nënshtruar disa ekzaminime­ve për të bërë disa kontrolle të detajuara", tha drejtori i spitalit, Bushi.

njoftimin e policisë. Drejtuesja e mjetit tip "Benz", 29vjeçarja Rozina Koleci, e cila shkaktoi tragjedinë me dy të vdekur, u arrestua nga uniformat blu. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar humbjen e kontrollit, ndërsa ende nuk është marrë dëshmia e drejtueses së "Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijët. Nuk e pashë biçikletën. Makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe çiklisti ishte i vdekur pak më tutje. U tmerruam, të shohësh viktima. Ishin pamje të tmerrshme", shpreh drejtuesi i furgonit.

mjetit për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet. Ajo pritet të përballet me akuzën "Aksident me pasojë vdekje". Policia shkoi menjëherë në vendngjarj­e dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, dëshmitarë­t në vendng- jarje thanë se ishte drejtuesja e mjetit tip "Benz" që doli nga rruga, duke marrë përpara biçikletën dhe këmbësorët. Pasi doli në korsinë tjetër të rrugës, makina u përplas edhe me një mjet tip furgon. Shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina, pasi kishte përplasur fillimisht çiklistin dhe nënën me dy fëmijë, tregon momentet e tmerrit që përjetoi. Ai dëshmon momentin tragjik, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj. "Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Nuk pashë biçikletën. Makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe çiklisti ishte i vdekur pak më tutje. U tmerruam, të shohësh viktima. Ishin pamje të tmerrshme", shpreh drejtuesi i furgonit.

 ??  ?? Momenti i aksidentit të djeshëm në Kamëz
Momenti i aksidentit të djeshëm në Kamëz
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania