Gazeta Shqiptare

Tronditet Gjakova, burri ekzekuton ish- bashkëshor­ten dhe vajzën 9 vjeçe

Familjarët: Po ndaheshin se kishin konflikte. Agresori i kërcënoi me mesazh para se t'i vriste I qëlloi me breshëri kallashnik­ovi në derë të shtëpisë, policia arreston autorin Pjetër Nreca

-

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Gjakovën mbrëmjen e së martës. Mësohet se Pjetër Nrecaj ka ekzekutuar me breshëri kallashnik­ovi ish- bashkëshor­ten e tij 40 vjeçe dhe vajzën e tyre 9- vjeçare në pragun e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Valbona Marku Nreca dhe e mitura ndodhi në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës, pasi çifti ishte në proces divorci. Siç raportojnë mediat kosovare, viktima dhe autori i dyshuar ishin ndarë, ndërsa nga kjo martesë kishin 6 fëmijë. Po të njëjtat burime thanë se 40- vjeçarja nga Tropoja ishte zhvendosur në Gjakovë pas lufte. Mësohet se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë dhuna që Pjetri ushtronte ndaj Valbonës, ndërsa ajo një ditë kishte vendosur të largohej në shtëpinë e familjes së saj. Ndërkaq, policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e krimit. Pas kryerjes së hetimeve, ka rezultuar se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish- bashkëshor­tes së tij dhe në derën e shtëpisë ka qëlluar për vdekje ish- gruan dhe vajzën e tij.

HETIMET

Nënë e bijë do të dalin nga shtëpia me arkivol. Familjarë e miq janë mbledhur për të pritur kufomat e Valbona Marku Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës së saj 9 vjeçe, të cilat u vranë mbrëmjen e së martës.

nga Pjetër Nrecaj. Ky i fundit e vrau ish- gruan dhe vajzën e tij me kallashnik­ov pas konfliktev­e të vazhdueshm­e mes tyre. Familja ka hapur dyert e mortit. Ata kanë rrëfyer për "Express" momentet e ngjarjes së rëndë. "Ish- dhëndri na e vrau vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë", treguan mes lotësh familjarët. Konfliktet e mëhershme mes çiftit dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën. Çifti kishte 16 vjet martesë, por pas konfliktev­e janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.

FAMILJARËT E VIKTIMAVE

Nipi i së ndjerës u shpreh se Pjetër Nrecaj kishte shkuar ditën e martë për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimi­t të raporteve. Por nga aty, Pjetri është larguar për t'u kthyer më vonë me një armë zjarri. Para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. "Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t'i dhembë zemra". Nga familja e së ndjerës thanë se ish- bashkëshor­ti ushtronte dhunë ndaj saj. "Valbona e ka paditur se ush- tronte dhunë ndaj saj dhe u kthye këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje ( që martën) ka qenë te familja. Ka kërkuar të pajtohej. Vajza ka insistuar që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar dhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë", ka thënë nipi i viktimës. Ai sqaroi se pak minuta pas vizitës së parë të Ndrecajt në familjen Marku të Brekocit të Gjakovës, Valbona kishte shkuar në polici për ta raportuar rastin.

Policia ka vizituar familjen e së ndjerës, por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin. "Kur ka ardhur ai më vonë me kallashnik­ov. E ka njohur terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka filluar të gjuajë. Viktimë ranë mbesa jonë me vajzën e saj", thanë familjarët. E ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se

ndaj Nrecajt është caktuar masa e paraburgim­it prej 30 ditësh. "Rreth orës 21: 00, 43vjeçari Pjetër Ndrecaj ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshor­tes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnik­ov ka privuar nga jeta bashkëshor­ten e tij, Valbona Marku- Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeça­re K. N.", sqaroi prokuroria.

 ??  ?? Viktima Valbona Marku Nrecaj me bashkëshor­tin
Viktima Valbona Marku Nrecaj me bashkëshor­tin
 ??  ?? Autori i krimit Pjetër Nrecaj
Autori i krimit Pjetër Nrecaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania