Gazeta Shqiptare

Nata e parë e Festës së Birrës, qyteti i serenatave i tejmbushur nga vizitorët

Grupi ' NA', Alban Skënderaj dhe Marsela Çibukaj dhurojnë spektakël Atmosferë elektrizue­se te "Pazari i Vjetër" dhe te sheshi para stadiumit "Skënderbeu"

-

Ka startuar në qytetin e Korçës, eventi më i madh festiv i vitit, Festa e Birrës, e cila këtë shënon 12 vite suksesi. Ky aktivitet madhështor do të elektrizoj­ë qytetin juglindor për 5 net radhazi. Që në natën e parë, kjo festë ka mbledhur mijëra pjesëmarrë­s nga të gjitha rrethet e vendit, si dhe jashtë kufijve. Këtë vit organizimi është fantastik dhe me mjaft risi e surpriza. Pesë net të zjarrta me muzikë ' live', nën shijen e të pakrahasue­shmes "Birra Korça" do e shndërrojn­ë Korçën në një qytet magjik dhe qendrën e argëtimit veror për të gjithë Shqipërinë. Edhe në këtë edicion organizato­rët e festës janë kujdesur në detaje për të sjellë një program muzikor mjaft të mirë, me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, ndërsa hyrja për të gjithë vizitorët vendës e të huaj që do të marrin pjesë në festë do të jetë falas. Festa më e madhe verore në Shqipëri është organizuar në dy pole, tek "Pazari i Vjetër" dhe tek sheshi para stadiumit "Skënderbeu". "Dekori është i veçantë, atmosfera është elektrizue­se. Ne po e shijojmë pa fund këtë festë. Po shijojmë dhe të mrekullues­hmen ' Birra Korça'", u shprehën disa të rinj nga Tirana. Ndërsa, disa të tjerë të ardhur nga rrethe të tjera të vendit u shprehën se qyteti i Korçës është i gjithi në festë dhe se po shijojnë birrën e tyre të preferuar, "Birra Korça". Atmosfera është nxehur më shumë nga tingujt e muzikës. Mbrëmë performuan grupi ' NA' dhe këngëtarët e njohur, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, "Urban Band" dhe Zhuli Sheremeni. Stendat ku ofrohej mbrëmë "Birra Korça" kanë qenë të tejmbushur­a nga shijuesit e saj, të cilët ashtu si edhe vitet e kaluara kanë qëndruar në radhë për të marrë gotat e birrës. Stendat janë të vendosura në disa pika, në mënyrë që konsumator­ët të gjejnë atë çfarë kërkojnë. Gjithsej në dy zonat ku zhvillohet festa ndodhen 14 stenda të "Birra Korçës". Organizato­rët shpresojnë që pjesëmar- rësit në festë gjatë 5 ditëve dhe netëve të saj të arrijnë në 100 mijë, një shifër kjo jo e paarritshm­e, duke u nisur nga të dhënat e marra nga prenotimet në hotele, bujtina dhe opsionet e tjera akomoduese. Kryesisht vizitorët priten të jenë nga qytete të mëdha të vendit si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri, Elbasani etj. Pritet gjithashtu edhe një numër i lartë turistësh të huaj, pasi festa e "Birrës Korça" i ka kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë. Me një program të zgjedhur muzikor, për të kënaqur preferenca­t e të gjithëve dhe "Birra Korça", festa jo vetëm do të tërheqë shumë vizitorë të huaj, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të këtij rajoni.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania