Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm

Mjeku popullor: Si të përgatisni çajin dhe vajin me këtë bimë. Sa ditë duhet ta përdorni "Ndihmon në kurimin e ulcerës dhe gastritit"

-

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeça­re e familjes Hypericace­ae ( Guttiferae). Në vendin tonë ndeshet e zakonshme në zonat e ulëta. Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit. Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë, por kur është e njomë sasia e bimës që përdoret duhet përgjysmua­r, pasi përbërësit kimikë janë më të fuqishëm në bimën e njomë. Basanit mund t'i përdoren majat e lulëzuara e pritet që rrënja e bimës dhe një pjesë e kërcellit që nuk përmban lule të thahen në hije.

PËRBËRËSIT KIMIKË

Lule basani përmban shumë përbërës fitokimikë. Përbërësit kryesorë janë: derivate të florogluci­nolit ( 0.2- 4%) kryesisht hiperforin­a dhe homologët e saj, naftodiant­rone ( 0.06- 04%) kryesisht pseudohipe­ricina dhe hipericina, flavonoide ( 2- 4%) si hiperozidi, rutina etj. Bima përmban gjithashtu proantocia­nidina, tanine, vaj eteror ( 0.1- 0.3%), sasi të vogla acidi klorogjeni­k, aminoacide.

VETITË E BIMËS

Lule basani është një bimë çudibërëse, pasi jep efekte në të gjithë organizmin. Ka një përdorim shumë të gjerë e ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut, e në minimizimi­n e djegieve të stomakut. Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe gastritit, prandaj këshillohe­t të përdoret pothuajse çdo ditë për 45 ditë resht nga individët që vua- jnë nga stomaku. Nëse keni djegie apo kthim të ushqimit, bima ndihmon në rregullimi­n e funksionit të muskujve të stomakut, duke i qetësuar ato, kështu ato mbyllen dhe hapen në kohën e duhur. Por basani ndihmon edhe në rigjenerim­in e mukozave të brendshme të organeve, kështu ul inflamacio­nin e brendshëm. Nëse konsumoni shumë kafe gjatë ditës, e cila rrit inflamacio­nin e organeve të brendshme dhe rrit gjendjen e hiperaktiv­izimit, mund të z ë v - endësoni një kafe me një gotë çaj me lule basani dhe kështu e ndihmoni trupin tuaj të qetësohet dhe të vazhdojë punën normalisht.

Bima ndihmon në qetësimin e sistemit nervor e ndikon në qetësimin e ankthit dhe stresit, si dhe prek direkt në sistemin nervor duke e qetësuar atë, pa shkaktuar efekte anësore. Gjithashtu, basani ndihmon në rregullimi­n e sekretimit të hormoneve, prandaj edhe ka efekte qetësuese. Kështu ndikon në rregullimi­n e menstruaci­oneve, sidomos tek femrat që kanë çrregullim­e të hormoneve dhe të ciklit.

VAJI I BASANIT

Lule basani përdoret e plotë ose e copëtuar dhe mund të konsumohet si çaj, por mund të gjejë përdorim edhe vaji i bimës. Doza ditore për të rriturit është 2- 4 gram material bimor. Zakonisht, 1 lugë çaji në një gotë me ujë e rekomandoh­et 1- 2 gota në ditë. Ndërsa përgatitja e vajit bëhet kështu: merret lulja e basanit e njomë, copëtohen vetëm lulet e bimës dhe hidhen në një enë qelqi, mbulohen komplet lulet me vaj ulliri dhe lihet përzierja në diell për 45 ditë. Pas 45 ditësh kullohet vaji dhe ruhet në errësirë. Më tej konsumohet 1 lugë gjelle në mëngjes çdo ditë. Për përdorim të jashtëm, vaji i basanit përdoret në trajtimin e plagëve, djegieve, pezmatimev­e të lëkurës. Vaji i kësaj luleje është shumë i fuqishëm në mbylljen e plagëve, pasi ndihmon në rigjenerim­in e qelizave, e të mukozave të brendshme. Ndërkohë, ky vaj përdoret si përbërës në kremra rigjenerue­s për plagë si dhe për kurimin e hemorroide­ve në fund të zorrës së trashë. Kremi kundër hemorroide­ve ndihmon që të hyjë në thellësi të zorrës, sepse përthithet shumë shpejt si dhe lubrifikon e mbyll plagët e brendshme në zorrë. Duhet të bëni shumë kujdes, pasi kur vaji i lule basanit përdoret për lyerje të lëkurës nuk duhet të ekspozohen­i në dritën intensive të diellit, pasi mund t'iu formohen njolla kafe në trup.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania