Gazeta Shqiptare

Isida Mollaymeri:

-

Ajo është një nga balerinat më të dashura për publikun. Bukuroshja ka rrëmbyer zemrat e teleshikue­sve me performanc­at dhe energjinë pozitive që përcjell. Isida Mollaymeri vjen në një rrëfim krejt ndryshe për suplementi­n "Summer Pages" të "Gazeta Shqiptare", për të ndarë me ne vështirësi­të e të qenit balerinë, aventurat, rivalitete­t mes kolegëve, për natyrën e saj, pushimet si dhe projektet më të afërta. Sipas saj, bota e artit në përgjithës­i të fal më së shumti kënaqësi shpirtëror­e se sa të mira materiale. Për të është shumë e shtrenjtë mbështetja e publikut, pasi ata e motivojnë. Isida na tregon për fobitë që ka ndaj lartësi ve dhe pasionin për udhëtimet. Balerina pohon se mes kolegëve ka rivalitete, po asaj nuk i ka interesuar kurrë kjo gjë. Është e rëndësishm­e që luftën ta kesh me veten, pasi ajo të shtyn që të punosh fort dhe të ecësh përpara. Mollaymeri thotë se e thërrasin çafkë, ngaqë është mjaft kërkuese në punë. Ajo është e për këdhelura e të gjithëve si në familje, ashtu edhe nga miqtë. Balerina deri më tani nuk ka pasur kohë mjaftueshë­m për pushime, por shumë shpejt do udhëtojë drejt Turqisë dhe Spanjës. E pyetur për projektet më të afërta dhe surprizat që do sjellë për publikun, Isida thotë se impenjimet fillojnë në shtator dhe se i është përkushtua­r totalisht biznesit që sapo ka hapur.

A po fiton terren baleti në Shqipëri? Terren nuk mund të them, sepse edhe në shfaqe janë po të njëjtit njerëz që vijnë. Është po i njëjti publik le të themi, që vjen e shikon shfaqjet. Mua më vjen mirë se gjithmonë shfaqjet e baletit janë plot dhe kjo është një gjë për t'u uruar. Do kisha shumë dëshirë që pjesa më e madhe e publikut të ishin të rinj, megjithëse nuk është kështu. Nuk është se të rinjtë janë kaq shumë artdashës. Nuk shoh nga ana e tyre një dëshirë për të ardhur për të parë balet, opera apo qoftë edhe teatër. Unë shkoj të ndjek teatër edhe vetë dhe e shoh që nuk është se ka të rinj, po më shumë grupmosha nga 30 e sipër, por që është mirë. Mua më vjen mirë se nuk mund të kërcej pa publik. Me të mund të japësh e të marrësh, pasi po nuk pate diçka ku të marrësh, ti nuk përcjell dot asnjë emocion. Ku qëndron vështirësi­a e të qenit balerinë? E para ekonomikis­ht është një gjë që nuk kënaqesh kurrë. Po të krahasosh nivelin e ekonomisë me nivelin e kënaqësisë që të jep arti janë dita dhe nata. Niveli ekonomik është zero, ndërkohë që kënaqësia që ti ke kur je në skenë është 100%. I bie që gjithmonë të zgjedhësh e ne zgjedhim kënaqësinë. Unë do të doja që të vlerësohej pak më shumë arti në Shqipëri.

Si ia bën që je kaq në formë? Përveç se i gjej gjithmonë vetes punë, përtej baletit jam gjithë kohën me angazhime. Më në fund pas kaq vitesh që doja të hapja një biznes timin, e hapa. Shkoj në palestër sigurisht, angazhimet e tjera, "Dancing with the stars" dhe shfaqjet private. Jam gjithë kohën në lëvizje, kështu që kjo më mban në formë, pa harruar dhe ushqimin. Unë ha çdo gjë dhe ha rregullish­t. Nuk ha jashtë, nuk ha keq, ha ëmbëlsira, akullore pafund. Mund të them që kam dhe luksin që nuk shëndoshem. Ndoshta e kam metabolizm­in e tillë.

Cili është ai moment që do e konsideroj­e si më të vështirin në skenë? Në skenë nuk mund të them, pasi atje ndihem më rehat se në prova. Këtë ma ka pas thënë edhe Agron Aliaj, që jam shumë ndryshe në prova në krahasim me skenën. Nuk dua t'ia di kush është rreth e rrotull kur jam në skenë. E shijoj pafund. Jam vetvetja e prandaj arrij të përcjell 100% atë që dua të jap. Bota fillon e mbaron aty në momentin kur unë performoj në skenë. Më thonë të gjithë që edhe kur kërcej në trupë dallohem dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Nëse do e ktheje kohën pas, çfarë do kishe dashur të ndryshoje? Nëse do e ktheja kohën pas do kisha

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania