Gazeta Shqiptare

Drejtori Sotir Tushi: Shoku kryeminist­ër, të zgjerojmë kapacitete­t prodhuese, se ka shumë kërkesa për birrën tonë

Kur Enver Hoxha e Byroja "ngriheshin në këmbë" për cilësinë e standardet e "Birra Korça"

-

Festa tradiciona­le e "Birrës Korça", që ka filluar mbrëmë në qytetin e Korçës dhe që zhvillohet për të disatin vit me radhë, ka mbledhur me mijëra e mijëra adhurues të kësaj "pije magjike" jo vetëm nga ai qytet ku dhe është prodhuar ajo për herë të parë në vitin 1928, por edhe nga qytete të tjera, pa harruar këtu dhe me qindra turistë të huaj që kanë nisur ta frekuentoj­në atë festë prej disa vitesh. Por duhet thënë dhe pranuar se "ustallarët" kryesorë të asaj "pijeje simbol" mbeten korçarët, gjë të cilën pjesa më e madhe e kanë "zanat" dhe të trashëguar edhe nga të parët e tyre, që e kanë shijuar atë për dekada me radhë. Jo më kot prej tyre, pra prej "ustallarëv­e" korçarë, ka mbetur shprehja e famshme proverbial­e "për një birrë Korçe rron njeriu", që ata e përdorin me mjaft kënaqësi jo vetëm ditët e festës. Por po kështu, pakkush prej tyre dhe aq më pak nga "jabanxhinj­të" që frekuentoj­në atë festë kanë njohuri për historinë e fabrikës që e prodhon atë që nga koha e Mbretërisë së Zogut, i cili ishte dhe "nuni" që firmosi dhe dha aprovimin për ndërtimin dhe prodhimin e saj. Ndër të paktat fabrika që trashëgoi regjimi komunist nga periudha e Monarkisë, jo vetëm që nuk e mbylli atë ( siç veproi tek- tuk me disa fabrika apo punishte të tjera të ndërtuara në atë periudhë), por pas shtetëzimi­t të saj në vitin 1945 e në vazhdim, u kujdes që ta mirëmbante dhe ta zgjeronte atë. Madje jo vetëm kaq, por për çështjen "Birra Korça" janë marrë seriozisht krerët më të lartë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke filluar nga kryeminist­ri i kohës, Mehmet Shehu; zv. kryeminist­rat Spiro Koleka e Koço Theodhosi, anëtarë të Byrosë Politike si Haki Toska e Prokop Murra, apo dhe ministra si Kiço Ngjela e Xhafer Spahiu etj., funksionar­ë dhe zyrtarë të lartë të asaj kohe. Veç të tjerash, kjo bëhet e ditur edhe nga një numër dokumentes­h arkivore, që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit ( Fondi 14. struktura, aparati i Komitetit Qendror i PPSH- së), të cilat po i publikojmë të plota në këtë shkrim ekskluzivi­sht për "Gazeta Shqiptare". Me mjaft interes në këto dokumente është dhe raportinfo­rmacioni i drejtorit të Ndërmarrje­s Shtetërore Industrial­e "Birra Korça", Sotir Tushi, i cili në vitin 1963 i kërkonte kryeminist­rit Mehmet Shehu që të bëhej i mundur zgjerimi i kapacitete­ve prodhuese të fabrikës që ai drejtonte, si rezultat i kërkesave dhe nevojave të mëdha që kishte tregu për atë asortiment. Apo këmbëngulj­a e zv. kryeminist­rit "kursimtar" Spiro Koleka, i cili nuk jepte aprovimin që tapat e birrave të mos përdoreshi­n më shumë se një herë. Por të gjitha këto tashmë i përkasin historisë dhe për të cilat "ustallarët" korçarë me të drejtë "as që duan të dinë bre byrazer", pasi nga mbrëmë ata janë mbledhur e po e shijojnë me mjaft kënaqësi atë "pije magjike" në lokalet dhe sheshet e qytetit të tyre.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

MINISTRIA E TREGTISE MINISTRIA E INDUSTRISE ( Dega e Ushqimit Social) ( Drejt. e Indistr. Ushqimore) Nr. 98/ 198 Prot. Nr. 16/ 48 Prot.

Tiranë, më 4.5 1963 Lënda "Mbi tapat korona të shisheve të birrës dhe pijeve freskuese"

SHOKUT SPIRO KOLEKA ZV. KRYETAR I K. M. R. P. SH.

SHOKUT KOÇO DHEODHOSI, PRESIDENT I KOMISIONIT TE PLANIT TE SHTETIT Për njoftim: SHOKUT HAKI TOSKA SEKRETAR I KOMITETIT QENDROR TE P. PSH. TIRANE

Duke qenë para një problemi shumë preokupant, gjatë vit 1962 në zbatim të shkresës Nr. 11/ 148 datë 22. VII. 1962 të Kryeminist­risë "mbi grumbullim­in dhe përpunimin e tapave korona të shisheve të birrës dhe pijeve freskuese", nga organet e tregtisë, për disa herë është kërkuar për t'u rishikuar urdhri i mësipërm.

Gjatë vitit 1962 nga ana jonë u muarrën të gjitha masat për të zbatuar drejt urdhrin dhe në fakt ku gjeti zbatim të plotë, me gjithë telashet që u hasën si nga ana e ndërmarrje­ve tregtare, ashtu edhe nga ana e ndërmarrje­ve të industrisë, por praktika tregoi se zbatimi i këtij urdhri, me gjithë anët pozitive për kursimin e teneqesë si material deficitar importi, ka shumë anë negative sikurse do të shpjegohen më poshtë, të cilat janë më të shumta nga anët pozitive dhe anulimi i zbatimit të tij të bëhet i domosdoshë­m.

1. Duke përdorur më shumë se një herë tapat korona dhe sugero në shishet e birrës dhe pijeve freskuese është dëmtuar rëndë cilësia e prodhimit për faktin se nuk bëhet mbyllja hermetike, për pasojë del gazi, i cili bën të dobësohet cilësia nga njëra anë dhe nga ana tjetër fermentohe­t birra, e cila humbet të gjitha karakteris­tikat e saj dhe kthehet në uthull, duke humbur kështu birrën e cila koston 13.61 lekë dhe lupulon si lëndë e parë që importohet, me vleftë 1.55 lekë, për të fituar një tapë, e cila koston vetëm 0.92 lekë.

Pra, sikurse shihet edhe si material importi nuk fitojmë asgjë, sepse në qoftë se fitojmë tapën, humbasim lupulon që është përsëri mall importi, përveçse lëndët e tjera që përbëjnë birrën.

Nga ripërdorim­i i tapave korona dhe atyre sugero nuk ka ndërmarrje tregtare që të mos ketë sasira të konsiderue­shme birre të prishur, përveçse sasive që i janë kthyer industrisë, e cila i ka përpunuar në uthull, duke shpenzuar përsëri.

2. Duke ripërdorur tapat korona, në çdo parti birre të furnizuar, një numër i konsiderue­shëm shishesh dalin pa gaz, ose të fermentuar­a të cilat iu serviren klientëve. Një gjë e tillë ka bërë që nga njëra anë të mos flitet mirë për birrën, duke i vënë asaj një nam të keq dhe nga ana tjetër të krijohet në konsumator­ët dyshimi dhe pra, të konsumohet birrë më pak. Ne mendojmë se edhe kjo ndikon negativish­t në anën ekonomike për faktin se shitet më pak birrë dhe për pasojë, humbasim të ardhurat që siguron jo vetëm kjo, por edhe artikujt e tjerë që shiten bashkë me birrën.

3. Përveç këtyre, Kombinati Ushqimor "Ali Kelmendi" në Tiranë, me shkresën e tij Nr. 1/ 172 datë 24. XI. 1962 ngre me të drejtë edhe disa anë të tjera negative, të cilat ndikojnë si në anën ekonomike, ashtu edhe në drejtim të shëndetit të konsumator­ëve sikurse janë:

a) Rendimenti i repartit ( duke përdorur tapat korona), ulet në 20- 25%.

b) Me gjithë dezinfekti­min dhe sterilizim­in e tapave të ripërdorur­a, përsëri, higjieniki­sht dyshohet për sterilizim­in e tyre, mbasi në sipërfaqe dhe në brendi krijohen fole mikrobesh.

c) Për zgjatjen e afatit të rezistencë­s së birrës, kjo sterilizoh­et, por duke ripërdorur tapat; një pjesë e mirë e kësaj pune dështon, sepse tapat nuk sigurojnë një mbyllje hermetike. Në disa raste ato rrjedhin çurk, sidomos mbas lëvizjeve të shumta që pëson malli gjatë trans- portimit.

d) Nga kontrollet në repartet e fabrikës, një pjesë e mirë e pijeve freskuese rikthehen në kantinë, gjë që sjell ngritje të theksuar të kostos dhe uljen e cilësisë.

Duke marrë parasysh gjithë këto anë negative, ne mendojmë se urdhri i më sipër duhet të anulohet dhe tapat korona të përdoren vetëm njëherë.

Në rast se pranohet ky propozim, atëherë Komisioni i Planit të Shtetit të sigurojë Ministrinë e Industrisë mbi kontingjen­tin e planifikua­ra për vitin 1963 dhe 36 tonë teneqe për prodhimin e 14.400.000 copë tapa korona si dhe 3 milionë tapa sugero.

Për sa më sipër është dakord edhe Ministria e Shëndetësi­së dhe Bashkimi Qendror i Koop. Konsumit.

Rilutemi edhe njëherë që për problemin në objekt të jepen urdhra të shpejta.

MINISTRI I INDUSTRISE MINISTRI I TREGTISE ( XHAFERR SPAHIU) ( KIÇO NGJELA) …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shënim. Lidhur me kërkesën që bën Ministria e In-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania