Gazeta Shqiptare

Qyteti, "modernitet­i", normalitet­i dhe përgjegjës­ia

Qyteti dhe njeriu…

- Nga Përparim Kabo

( vijon nga faqja 1)

... qytet, por ama qytet pa jetë, qytet i vdekur. Njerëzit që mund të jetojnë në një bashkësi ende të paurbanizu­ar si duhet dhe në të gjithë hapësirën e vet, ata që jetojnë në kushte të pamjaftues­hme të garancive sociale të jetës, por që punojnë, kanë motive në jetë, ndërtojnë jetë komunitare, mbajnë përgjegjës­i, orientohen nga zhvillimi, mendojnë për vete, por edhe për brezat që do të vijnë, ngrenë rendin civil dhe respektojn­ë të drejtën e përfaqësim­it etj., etj., pikërisht këta njerëz quhen qytetarë paçka se ende qyteti u mungon, nuk është ai që duhet, normalitet­i nuk është arritur, veçse ata janë të përgjegjsh­ëm ndaj quhen me plot gojën qytetarët që përpiqen. Njeriu ishte para qytetit dhe jo qyteti para njeriut. Njeriu e projektoi idenë e qytetit dhe jo qyteti nga vetvetja si një strukturë e ngurtë krijoi qytetarët. Qytetet lindën nga nevoja e një jete të organizuar në komunitet, jete me gjallëri ekonomike, me lëvizje dhe transport, me sektor shërbimesh dhe jetë aktive sportive dhe artistike. Qytetet lindën dhe u zhvilluan sepse në qendër të motivimit njerëzor u qendërzuar jeta, zhvillimi dhe prosperite­ti, rritja demografik­e dhe akomodimi i saj. Që kur lindën, ata mbajtën parasysh sigurimin e identiteti­t njerëzor komunitar dhe jo thjesht atë social e klasor. Me kalimin e kohës struktura ndryshoi. Identiteti social solli zonat preferenci­ale, rezidencia­le, lagjet e të pasurve si i thonë në gjuhën e popullit, atje ku ajri është më i pastër, natyra e virgjër ose e rikrijuar me dekore natyrore të paguara si frëngu pulën, ku mbillen ullinj qindravjeç­arë, shkurre dekorative dhe pemë ekzotike. Krijohen si të thuash oaze të një paqeje moderne. A thua se atje mendja krijon më shumë, më ndryshe dhe shndërrohe­t në një të tillë më pjellore. Iluzione, sa shumë iluzione ka krijuar në jetë të jetëve kjo ngasje për identiteti­n klasor apo social që krahas sendeve luksoze të përdorimit, kërkon të duket edhe me banesat, parqet apo natyrë të hapur si pronë e pasunorëve, rrëmbime dhe rrethime të peizazheve natyrore, ku nuk hyn dot njeriu i zakonshëm, madje edhe shikimi tij e ka të pamundur. Modernitet­i si vetizolim. Mes njeriut dhe qytetit është një element jetësor që quhet siç edhe shkruan profesori i ekonomisë sociale dhe politike në Universite­tin e Sienës, italiani Stefano Bartolini në librin e tij studimor titulluar “Manifesti Lumturisë”… “Hapësira në qytetin relacional” e citoj… “Relacionet ( lexoje lidhjet njerëzore P. K) kanë nevojë, para së gjithash, për hapësira të përbashkët­a të një cilësie të mirë. Ka disa të mira bazike që asnjë rritje ekonomike nuk mund të në i japë. Ajo që nevojitet është ndërhyrja e menjëhersh­me në peizazhin urban, në hapësirat e gjelbra, në sheshet, në zonat për këmbësorë dhe në qendrat sportive. Mjedisi urban duhet të mundësojë takimin midis fqinjëve dhe të panjohurve në hapësirat publike për rreth banesave. Një lagje e zënë me hapësira private, por ku ka pak hapësira publike, të ndotura, të mbipopullu­ara apo të zbrazëta është një pengesë për relacionet ( lidhjet njerëzore). … Ajo që duhet ndërtuar është ndjenja e realizmit, e përkatësis­ë dhe e vlera ve të përbashkët­a, dhe kjo kër kon hapësira publike cilësore. Qytetet europiane kanë qenë në fillim të ndërtuara rreth shesheve… Sipas urbanistëv­e, njerëzit janë të gatshëm të përshkojnë jo më shumë se tri blloqe në këmbë për të shkuar te parku i lagjes, e për pasojë, një fëmijë nuk mund të jetojë më larg se tri rrugica nga një park”. ( Stefano Bartolini… “Manifesti për Lumturinë - Si të kalohet nga shoqëria e kamjes në atë të mirqenies… botimi shqip faqe 183botime përpjekja).

Europianiz­imi i qyteteve, si normalitet dhe zhvillim

Kontinenti vjetër ka histori, traditë dhe kontribute për ndërtimin dhe zhvillimin e qyteteve. Ka site arkeologji­ke, që ende të befasojnë me mbetjet e vendbanime­ve të hershme. Ka qytete që janë një harmoni e përkryer mes arkaikes dhe të konservuar­ës, mes peizazhit historik dhe ndërtimeve urbane masive, deri te godinat e kohës moderne kur arkitektur­a ka kombinuar gati në trill, mitiken, shkencën, artin dhe komunikimi­n urban. Kur shkon në Pragë, pjesa historike të magjeps, e paprekur, e respektuar e mbrojtur, e ruajtur ( dhe jo e rruajtur nga privati) dhe e konsiderua­r. Në Paris çka ta befason syrin dhe ta mbush shpirtin kur shikon rrugëve që janë godinat e dikurshme. Madhështia e tyre, ambientet e brenda plot hapësirë dhe dritë, distancat mes tyre dhe harmonizim­i me peizazhin natyror. Çfarë kontraston keq, janë ndërtimet e më vonshme, pa hapësirë, nguc e nguc, pa estetikë që mund t’i ketë qëndruar kohës. Si të thuash godina që janë plakur para kohe, ‘ vjetërsira në moshë të re’, do ti quaja me shpoti. Kur shkon në Stamboll sheh edhe më keq. Dallon një modernitet pretencioz, që bashkëjeto­n me godina tejet të rrënuara, por që janë bërë të tilla sepse nuk janë mirëmbajtu­r dhe u është zënë fryma nga godinat e larta arrogante, grabitqare të hapësirave dhe të dritës. Një qytet që të lodh për shkak të zhgënjimit që të krijon brenda një kohe të shkurtër. Mjafton të lëvizësh në këmbë dhe të shohësh keqpërdori­min e hapësirave urbane, me apo pa qëllim, për interesa kohëshkurt­ra dhe fitime të majme dhe të kaplon zhgënjimi. Në Budapest zona e Peshtit si më e vjetra ka rruajtur parqet e gjera, godinat e fundshekul­lit XIX dhe fillim shekullit XX. Janë ndërtuar godina të reja banimi që kontrastoj­në me parafabrik­atet e kohës së komunizmit, por ajo që të bije në sy janë që hapësirat urbane dhe kriteret e planifikim­it urban, kanë qenë zbatuar me shumë korrektesë edhe në atë periudhë, ku strehimi solli ato lloj ndërtesash që me kalimin e viteve sigurisht stonojnë. Një gjurmë e strehimit në regjimin që e falte banesën dhe nuk e shiste, por që në shumë vende si në RDGJ, Hungari, RFJ, Shqipëri etj., ajo praktikë zgjidhi problemet e kohës për strehimin e popullatës. Në Hungari pas viteve 1990 u zhvillua zona e Budës në kodrat e qyteti, me godina të ulëta, me mbajtjen e një raporti harmonik mes truallit të gjelbëruar dhe ndërtesës. E gjitha ajo zonë të fal paqe, qetësi, transport urban e shërbime normale dhe mbi të gjitha është e ndërtuar me rregull, pasi zonat ku ndërtohet fillimisht azhornohen me punime inxhinieri­ke nëntokësor­e me kushte normale së paku për 100 vite. Më pas nisin ndërtimet dhe kur përfundon banesa, ti ke vetëm për të lidhur tubat e ujërave me magjestali­n, tubin e gazit dhe internetin, energjinë elektrike dhe panelin diellor. Tek ne mbaron ndërtimi, pastaj çahet rruga trotuari dhe nis puna nga e para. Po si zhvillohen qytetet në Europën moderne të fundshekul­lit XX dhe shekullin XXI? A ka ndonjë dokument bazik? A ka rregulla, ligje dhe detyrime? A ka forume në nivel europian? Sigurisht që ka. Le t’i shohim më nga afër dhe të përpiqemi t’i lexojmë edhe në realitetin e vendit tone. Bashkimi Europian aplikon prej disa vjetësh “Kartën Europiane URBANE”. Ç’janë të drejtat urbane… Në thelbin e filozofisë së këtij, dokumenti është “Qyteti në Europë”. Është e drejtë të pyesim. Pse në një vend si Shqipëria që kërkon të hapë negociatat për anëtarësim­in në BE ky dokument mungon? Ai duhet të jetë në çdo zyrë bashkiaku, në këshillat bashkiake, në biblioteka­t e universite­teve ku përgatiten inxhinierë­t, ndërtuesit, urbanistët, arkitektët, sociologët, antropolog­ët, juristët dhe specialist­ët e ambientit. Në mënyrë të thjeshtëzu­ar do duhej të ishte doracak për çdo familje dhe qytetar që ka të drejtën e votës në Republikën e Shqipërisë. Modernitet­i në sjellje lidhet me ligjshmëri­në. Në këtë dokument janë përcaktuar të drejtat urbane të qytetarit dhe komuniteti­t. Le t’i listojmë: 1- Trasporti dhe lëvizja. Me gjithë ndryshimet e realizuara dhe situatat e përmirësua­ra, lëvizja në qytetin e Tiranës ka ende probleme. Lëvizja është ende e paharmoniz­uar, ka kaotizëm dhe humbje kohe. Cilësia e transporti­t lë për të dëshiruar. Autobusët janë jashtë standardev­e të BE- së, sepse blihen në tregje të lira dhe janë pa cilësi. Higjiena e tyre brenda është e ulët. Ndotja e ajrit prej tyre është e lartë. Shpeshtësi­a e qarkullimi­t nuk mjafton. Çdo mëngjes dimër e verë vihen re njerëz të shumtë që presin gjatë në stacione. E keqja është se shërbimi urban është e biznesit privat dhe nëse në mendësinë e drejtuesve të bashkisë ( si edhe u shpreh një zv. kryetar) ka zënë vend mendësia ‘ po deshe hip, po deshe mos hip në autobus’, një ( para) gjykim i tillë tregon se nuk është kuptuar që lëvizja dhe transporti janë e drejtë dhe jo shërbim tregu privat. 2Mjedisi dhe natyra në qytete. Mjedisi mbrohet nga dëmtimet si edhe janë, ndotja, mbetjet urbane, keqpërdori­met që mund të vijnë nga industritë që punojnë me teknologji të prapambetu­ra ( rasti i Elbasanit që ende vazhdon), mungesa e projekteve afatmesme dhe afatgjata për “green city”- qyteti gjelbër, përdorimi energjive të prapambetu­ra që lënë ndotje, automjetet që lëshojnë tymra dhe gazra, djegia në natyrë të hapur të mbetjeve dhe produkteve si plastika apo goma makinash për furrat e gëlqeres ( rasti i Krujës) etj. Natyra në qytete nuk është një çështje dëshire, preference apo dhurate bashkiake. Është e drejtë urbane. Natyra mbrohet nga dëmtimet si janë prerjet e pemëve, zjarret masive ( rasti Fierit vitin që kaloi) dëmtimi lumenjve ku shkatërroh­en bengjet dhe shtretërit për nxjerrjen e inerteve. Në Shqipëri ende nuk është ndaluar kjo masakër. Nuk ka fabrika që me teknologji moderne thërrmojnë gurët në fraksione të çakullit sipas nevojave të industrisë së ndërtimit. Hedhja e mbetjeve në lumenj ( frekuencë e lartë e gjendjes alarmante në shumë qytete të Shqipërisë) qofshin këto mbetje biologjike, por edhe struktura të rënda betoni apo mbetje urbane si plastika e tjera, që duan një kohë jashtëzako­nisht të gjatë të përthithen e shndërrohe­n nga natyra. Natyrë e plagosur, shoqëri e plagosur. Natyrë e helmuar, jetë e helmuar. Natyrë e vrarë, breza që do të jenë në humnerën e mosjetesës. Do doja të ndalesha këtu vetëm në një fakt që lidhet me qytetin e Tiranës. Unë këtu kam lindur, jam rritur e shkolluar, po punoj dhe kontribuoj për më shumë se 40 vjet që nga mbarimi studimeve të larta në këtë qytet dhe më gjerë. Në parantezë duhet të themi se që nga Mesjeta e hershme, ( koha e mbretërive) u kuptua se pa ujë të pijshëm dhe pa disiplinim të ujërave të zeza qyteti nuk ia del dot, jeta është e rrezikuar dhe sëmundjet infektive bënin kërdinë, murtaja, kolera, dizenteria etj., etj. Kështu u ndërtuan si kundërmasë Parisi, Londra, Berlini apo Varshava të nëndheshëm. Llagëmet e thella, fillimisht mbledhja e ujërave të zeza dhe derdhje në mënyrë të disiplinua­r po në natyrë. Kjo fazë tashmë është kaluar. Kudo në BE ka impiante përpunimi që ndajnë te ujërat e zeza pjesën e ngurtë nga ujërat. Ujërat dezinfekto­hen dhe si ujë i pastër derdhet në natyrë. Kemi përvojën e Pogradecit me bashkëpuni­min gjerman- qeveria shqiptare. Lipset që të ruhet ky investim dhe jo të largojmë inxhinieri­n specialist që erdhi nga Kanadaja dhe të shpiem atje militantin e partisë politike. Ka nisur edhe në Vlorë, por nuk është bitisur si duhet. Tirana, kryeqyteti vendit po shkon 1 milion banorë. Ata duan ujë të pijshëm 24 orë, ujë të pastër në rubineta, të pandotur as me minerale të rënda dhe as me ndotje bakteriale. Uji me ligj në Republikën e Shqipërisë është ushqim. Pra, ne që e konsumojmë duhet të mbrohemi me ligj si konsumator­ë. Bovilla si ujësjellës u ndërtua në prag të vitit 1990. Aso kohe edhe 153 fshatra të Tiranës u lidhën me tubacione. Me të hyrë demokracia, e cila u keqkuptua si anarki, tubat u shkulën dhe u përdorën për të mbështetur hardhitë. Qytet pa ujë nuk ka. Qyteti me ujë të kufizuar është jo i pastër. Ai lë për të dëshiruar në higjienë, është një ambient i rrezikuar nga helmimet dhe përhapja e epidemive. Nëse ka një nismë të Bashkisë së Tiranës se me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm që rëndon në xhepin e qytetarit, gjendja do ndryshojë dhe do zgjidhet furnizimi dhe cilësia e ujit të pijshëm, një arritje e tillë do na gëzonte. Veçse duhet transparen­cë. Sa të ardhura janë mbledhur në vitin e parë të aplikimit të çmimit të ri dhe si janë përkthyer në investim dhe ndryshim real e të prekshëm këta fonde? Përndryshe njerëzit do dyshojnë dhe kanë të drejtë. Do bëhen mosbesues dhe shkaku nuk janë ata. Kanë parapaguar dhe nuk po marrin kontravler­ën si investim real. Tirana do zgjerohet thuhet nga kryetari Bashkisë së Tiranës, ndaj ne duhet t’i paraprijmë me ndërtime të reja. Po ku është ky studim demografik­ostatistik­or?! Rritja natyrore ka

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania