Gazeta Shqiptare

Lumturia psiko- biologjike dhe grimcat e saj

- Nga Dr. Xhoi Jakaj

( vijon nga faqja 1)

... e pyesja veten, por nuk kam akoma përgjigjen e plotë, atëherë fillova të shfletoj libra dhe literaturë për këtë fenomen që ndodh brenda nesh dhe shoqëron rrugëtimin e tonë. Cilat janë disa pyetje që gjatë jetës na mundojnë të gjithëve ne, por në kohë të ndryshme? A jam i/ e lumtur dhe si arrihet lumturia e plotë në jetë. A do të jem i/ e lumtur kur të martohem dhe të bëhem me fëmijë? Po kur të rris fëmijët? A do të jem i/ e lumtur kur të kem shtëpinë time? Sepse nuk ke dëshirë të jetosh me prindërit? A do të jem i lumtur kur ta kem një vend pune? Por realisht në punë më streson gjithçka e mezi e duroj punën, nuk kam punën që dëshiroj të bëj. A do të jem i lumtur kur... ku dhe si? Dhjetëra pyetje na mundojnë dhe sa më të ngritur intelektua­lisht jeni, aq më shumë shtohen pyetjet, dilemat, kërkesat për jetën dhe kjo disi e largon distancën e lumturisë së vërtetë, por gjatë rrugës hasim në grimca lumturie, të cilat lidhen me faktorë biologjikë, psikologji­kë dhe jetësor të formave e përmasave të ndryshme: 1- Ëndërrimet dhe shpresat kontribuoj­në në faktorin e lumturisë, a keni ëndërruar për një pushim në një vend interesant, për një makinë të re; a prisni dhe shpresoni se gjërat do të përmirësoh­en? Të gjithë njerëzit ëndërrojnë, presin dhe shpresojnë, dhe nganjëherë përpiqen të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, pritjet dhe shpresat, sepse besojnë që realizimi i tyre do t'i bëjë ata të lumtur. Unë psh., kam muaj që pres dhe shpresoj për një vend pune, të cilin mendoj se e meritoj dhe kjo gjë më bën të thur ën- drra, të cilat ndodh që më emocionojn­ë e më sjellim një hare momenti, po a thua më bën kjo puna të lumtur? 2- Faktori i lumturisë dikton sjelljen tonë dhe na nxit të ndërmarrim veprime. Natyrisht, jo të gjitha veprimet përfundojn­ë me lumturi, por ne jemi gjithnjë në kërkim të saj. 3Faktori lumturi është brenda jush. Ne jemi qenie shpirtëror­e në trup fizik. Pjesa shpirtëror­e është gjithmonë e lumtur, varet çfarë duam ne të nxjerrim në pah, por aty është faktori i lumturisë. Mendja dhe mendimet tona duhet të prodhojnë në thelb esencë lumturie dhe jo re të errëta që fshehin diellin brenda nesh, ato duhet t'i shpërndajm­ë, pasi bëjmë edhe njerëz të tjerë të lumtur. 4 - Ne kërkojmë lumturi jashtë, sepse shpesh besojmë se është atje, por në fakt është gjithmonë brenda nesh. Fillon nga brenda sa do ti t'i besosh vetes dhe ne e shoqërojmë lumturinë apo mërzitjet me ngjarjet, zotërimet dhe njerëzit e jashtëm, sukseset dhe arritjet, apo dështimet tona ndodh që t'i kërkojmë në faktorë të jashtëm dhe po atyre shpesh ua atribuojmë. 5- Pa marrë parasysh se çfarë aktiviteti kërkohet të realizojmë gjatë përditshmë­risë tonë, në momentin që përjeton lumturi, ndodh diçka brenda nesh dhe kjo vjen falë çlirimit të adrenalinë­s që është proces biologjik psh., është emocion i mbërritjes në majën e një mali të lartë, ngrënia e një ëmbëlsire të shijshme, një provim që e mbyllim me rezultate, ose fitimi i lotarisë. Në të gjitha rastet ka një element të përbashkët që është gjithmonë i pranishëm, gëzimi i madh që shfaqim dhe që fare mirë mund ta konsideroj­më lumturi. Ama gjithnjë në kulmin e lumturisë, ka një ndërprerje të procesit të të menduarit, ka heshtje të brendshme dhe shqetësime­t fshihen e ne biem në paqe. Kjo mund të zgjasë për një moment të shkurtër apo pak më të gjatë. Në këtë paqe të madhe ndihemi të lumtur. Nuk është objekti i fituar ose performanc­a e suksesshme që solli këtë ndjenjë. Është diçka e brendshme dhe e pavarur nga bota e jashtme, pra atë e kemi ne vetë në dorë. Lumturia është gjithmonë këtu, por ajo mbulohet nga mendimet, dëshirat dhe frika. Kjo e fundit shoqërohet me çlirimin e Noradrenal­ines, hormoni që e bën trupin tonë të përballojë ankthin e frikën e kur kjo ndodh, shqetësimi apo dëshira e arritur, ka zhdukje të përkohshme të këtyre mbulesave. Egoja dhe personalit­eti ndalojnë lëvizjen për një kohë dhe përjetohet një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe lumturie. Por a është mundur lumturia e plotë? Mendimtarë, psikolog, sociolog dhe fizioterap­eutet e mbarë botës thonë që gjatë veprimtari­së jetësore ne takojmë copëza lumturie, që përplotëso­jnë tablonë e plotë të jetës në të gjitha etapat e saj... Përpiquni të gjeni këto pikëza të vogla lumturie, t'i mbani fort dhe sa më gjatë afër vetes.

Doktoreshe shkencash, autore librash

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania