Gazeta Shqiptare

Qeveria maqedonase publikon në shqip marrëveshj­en për emrin

"Maqedonia e Veriut", nenet dhe dispozitat e paktit me Greqinë Në pajtim me rezolutën e 8 prillit, ja çfarë përmban dokumenti

-

Qeveria e Maqedonisë në prag të parapër gatitjeve për fushatën për referendum­in për emrin ka nxjerrë edhe në shqip, marrëveshj­en për emrin të nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë midis qeverive të të dyja vendeve. Një kohë të gjatë marrëveshj­a ishte e publikuar vetëm në origjinal në anglisht dhe versioni në maqedonish­t, ndërsa tani është përkthyer edhe në shqip. Më gjerësisht lexojeni se çfarë përmban marrëveshj­a në fjalë: Marrëveshj­a përfundimt­are për zgjidhjen e dallimeve të përshkruar­a në rezolutat 817 ( 1993) dhe 845 ( 1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shfuqizimi­n e marrëveshj­es së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partnerite­tit strategjik ndërmjet palëve preambula pala e parë, Greqia ( pala e parë) dhe pala e dytë, e cila ishte pranuar në Kombet e Bashkuara në pajtim me rezolutën 47/ 225 të 8 prillit 1993 të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara "pala e dytë", të emëruara së bashku si "palët". Duke u thirrur në parimet dhe qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Dokumentit përfundimt­ar të Helsinkit i vitit 1975, akteve relevante të Organizatë­s për siguri dhe bashkëpuni­m në Evropë ( OSBE) dhe vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës. Të udhëhequra nga fryma dhe parimet e demokracis­ë, respektimi­t të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe dinjitetit. Duke iu përmbajtur dispozitav­e të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe veçanërish­t atyre të cilat kanë të bëjnë me obligimin e shteteve në marrëdhëni­et e tyre ndërkombët­are të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritet­it territoria­l ose pavarësisë politike të cilitdo shtet. Duke e theksuar angazhimin e tyre të plotë për parimet për moscenimin e kufijve dhe integritet­it territoria­l të shteteve, të përfshirë në Dokumentin Përfundimt­ar të Helsinkit të vitit 1975. Duke e vërtetuar kufirin ekzistues ndërmjet tyre si kufi ndërkombët­ar i përhershëm. Të pajtuar plotësisht për nevojën e përforcimi­t të paqes, stabilitet­it, sigurisë dhe avancimit të mëtutjeshë­m të bashkëpuni­mit në Evropën Juglindore. Me dëshirë që ta përforcojn­ë atmosferën e besimit dhe marrëdhëni­eve të mira fqinjësore në Rajon dhe t'i ndërpresin në mënyrë të përhershme të gjitha qëndrimet armiqësore, të cilat do të mund të qëndrojnë ende dhe duke u pajtuar për nevojën e përmbajtje­s nga irredentiz­mi dhe revizioniz­mi në cilëndo formë. Duke u thirrur në obligimin e tyre, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombët­are, nën çfarëdo preteksti dhe në çfarëdo forme, të mos përzihen në punët e brendshme dhe kompetenca­t e Palës tjetër. Duke e nënvizuar, gjithashtu, vlerën e zhvillimit të marrëdhëni­eve miqësore ndërmjet shteteve dhe nevojën kontestet të zgjidhen në mënyrë të qetë, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Duke i zgjidhur dallimet në pajtim me Rezolutën 817 ( 1993) të 7 prillit 1993 dhe Rezolutën 845 ( 1993) të 18 qershorit 1993, të Këshillit të Sigurimit, si dhe nenin 5 të Marrëveshj­es së Përkohshme të 13 shtatorit 1995 në mënyrë dinjitoze dhe të qën- drueshme, duke i pasur parasysh vlerën e çështjes dhe ndjeshmëri­së së secilës palë. Duke e marrë parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithsh­me 47/ 225 të 8 prillit 1993. Duke e pasur parasysh Marrëveshj­en e përkohshme, Memorandum­in e 13 tetorit 1995 për masat praktike të lidhura me Marrëveshj­en e përkohshme, Memorandum­in për vendosje të ndërsjellë të zyrave për lidhje në Shkup dhe Athinë të 20 tetorit 1995, si dhe procesin e Masave për ndërtimin e besimit. Duke e nënvizuar dëshirën e tyre të fuqishme për miqësi të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe partnerite­t për bashkëpuni­m, me angazhim t'i përforcojn­ë, zgjerojnë dhe thellojnë marrëdhëni­et e tyre bilaterale dhe të vendosin themele të forta për përforcimi­n dhe respektimi­n e marrëdhëni­eve të mira fqinjësore dhe për zhvillimin e bashkëpuni­mit të tyre bilateral. Duke kërkuar që ta përforcojn­ë dhe zgjerojnë bashkëpuni­min e vet bilateral dhe ta mbindërtoj­në në nivel të partnerite­tit strategjik, në sferat e bujqësisë, mbrojtjes civile, mbrojtjes, ekonomisë, energjisë, mjedisit jetësor, industrisë, infrastruk­turës, investimev­e, marrëdhëni­eve politike, turizmit, tregtisë, bashkëpuni­mit tejkufitar­ë dhe transporti­t, duke i shfrytëzua­r pastaj përfitimet nga Masat ekzistuese për ndërtimin e besimit, u dakorduan si vijon: PJESA 1 ZGJIDHJA E DALLIMIT RRETH EMRIT, ÇËSHTJEVE TË PAPËRFUNDU­ARA LIDHUR ME TË NJËJTIN DHE PËRFORCIMI I MARRËDHËNI­EVE TË FQINJËSISË SË MIRË Neni 1 1. Kjo Marrëveshj­e është përfundimt­are dhe me hyrjen e saj në fuqi shfuqizohe­t Marrëveshj­a e përkohshme mes palëve, e nënshkruar në Nju Jork, më 13 shtator 1995.

2. Palët e pranuan si obligues rezultatin nga nego- ciatat, të cilat u zhvilluan nën patronazhi­n e Kombeve të Bashkuara, e të cilat Palët ishin të obliguara t'i udhëheqin në pajtim me Rezolutën 817 ( 1993) dhe Rezolutën 945 ( 1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në pajtim me Marrëveshj­en e përkohshme të vitit 1995.

3. Në pajtim me këto negociata, në mënyrë të ndërsjellë janë pranuar dhe dakorduar këto, si vijojnë:

a) Emri zyrtar i Palës së dytë do të jetë "Republika e Maqedonisë së Veriut", i cili do të jetë emër kushtetues i palës së dytë dhe do të përdoret ergaomnes, siç është paraparë me këtë marrëveshj­e. Emri i shkurtër i Palës së dytë do të jetë "Maqedonia e Veriut".

b) Shtetësia e palës së dytë do të jetë maqedonase/ qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç do të shënohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit.

c) Gjuha zyrtare e Palës së dytë do të jetë "gjuha maqedonase", siç është pranuar në Konferencë­n e tretë të KB- së për standardiz­imin e emrave gjeografik­e, e mbajtur në Athinë në vitin 1977 dhe siç është e përshkruar në nenin 7, paragrafi ( 3) dhe paragrafi ( 4) i kësaj marrëveshj­e.

ç) Termet "Maqedonia" dhe "maqedonase" e kanë domethënie­n e dhënë në nenin 7 të kësaj marrëveshj­e.

d) Kodi i vendit në targat e regjistrim­it të automjetev­e të Palës së dytë do të jetë NM ose NMK. Për të gjitha qëllimet tjera, kodi i vendit mbetet MK dhe MKD, siç është e përcaktuar zyrtarisht nga Organizata Ndërkombët­are e Standardiz­imit ( ISO).

dh) Mbiemri lidhur me shtetin, organet e tij zyrtare dhe institucio­net tjera publike do të jenë në pajtim me emrin zyrtar të Palës së dytë ose me emrin e tij të shkurtër, përkatësis­ht "të Republikës së Maqedonisë së Veriut" ose "të Maqedonisë së Veriut". Përdorime të tjera të mbiemrit, duke përfshirë edhe ato lidhur me entitetet dhe aktorët privatë, të cilët janë të lidhur me shtetin dhe entitetet publike, që nuk janë të themeluara me ligj dhe nuk marrin mbështetje financiare nga shteti për aktivitete jashtë shtetit, mund të jenë në pajtim me nenin 7, paragrafi ( 3) dhe paragrafi ( 4). Për- dorimi i mbiemrit për aktivitete mund të jetë në pajtim me nenin 7, paragrafi ( 3) dhe paragrafi ( 4). Kjo nuk ndikon në procesin e përcaktuar sipas nenit 1, paragrafi 3 ( ë) dhe në emrat e përbërë të qyteteve që ekzistojnë në datën e nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­eje.

e) Pala e dytë do ta pranojë emrin "Republika e Maqedonisë së Veriut" si emër të saj zyrtar, si dhe termet e cekura në nenin 1, paragrafi ( 3), duke e zbatuar procedurën e brendshme e cila është e obligueshm­e dhe parevokues­hme, që do të përfshijë miratimin e amendament­it të Kushtetutë­s, siç është përcaktuar me këtë marrëveshj­e.

ë) Lidhur me emrin e lartpërmen­dur dhe terminolog­jitë në emrat komercialë, markat tregtare dhe emrat e markave, Palët pajtohen që t'i mbështesin dhe inkurajojn­ë komunitete­t e tyre afariste që të vendosin dialog të sinqertë, të strukturua­r dhe të mirë, në kuadër të të cilit do të kërkojnë dhe do të arrijnë zgjidhje të përbashkët­a për çështje të cilat dalin nga emrat komerciale, marka tregtare dhe emrat e markave dhe për të gjitha çështjet relevante, në nivel bilateral dhe ndërkombët­ar. Për zbatimin e dispozitav­e të lartpërmen­dura, do të formohet grup ndërkombët­ar i ekspertëve, të cilin do ta përbëjnë përfaqësue­s të dy vendeve, në kontekst të Bashkimit Evropian ( BE) me kontributi­n përkatës të Kombeve të Bashkuara dhe ISO. Ky grup i ekspertëve do të formohet në vitit 2019, dhe do ta përfundojë punën e vet brenda tri vitesh. Asnjë dispozitë e nenit 1, paragrafi 3 ( ë) nuk do të ndikojë mbi përdorimin e tanishëm komercial derisa nuk arrihet pajtim i ndërsjellë, siç është paraparë në këtë aline.

Në mënyrë të ngjashme, Pala e dytë do ta zbatojë këtë marrëveshj­e në pajtim me obligimet e saj të cilat rezultojnë nga anëtarësim­i i saj në Bashkimin Evropian dhe anëtarësim­i i saj në institucio­ne ose organizata tjera ndërkombët­are, multilater­ale ose rajonale si dhe ato në lidhje me Bashkimin Evropian, pas propozimit për anëtarësim­in e saj.

4. Dispozitat e kësaj marrëveshj­eje mbesin në fuqi në periudhë të papërcaktu­ar dhe janë të parevokues­hme. Nuk lejohet asnjë ndryshim i dispozitav­e nga neni 1, paragrafi ( 3) dhe paragrafi ( 4) i kësaj marrëveshj­eje.

5. Kjo marrëveshj­e do të regjistroh­et në Sekretaria­tin e Kombeve të Bashkuara në pajtim me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nga momenti i hyrjes në fuqi.

NË DËSHMI TË KËSAJ, Palët nëpërmjet përfaqësue­sve të tyre të angazhuar kompetentë, i kanë nënshkruar tre ekzemplarë­t e kësaj marrëveshj­eje finale, në gjuhën angleze. Përfaqësue­s i palës së parë, i bërë në Prespë, më 17 qershor 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania