Gazeta Shqiptare

Schütz: Gjykata e Lartë e Kushtetues­ja të rimarrin aftësitë ligjore sa më shpejt

Ambasadorj­a gjermane: Jemi krah Shqipërisë për anëtarësim­in në BE "Të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante"

-

Mekanizmi për veri fikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e është një kolonë mbështetës­e e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania", u shpreh dje për ecurinë e procesit të vetingut, ambasadorj­a gjermane, Susanne Schütz. "Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut, i nisur në muajin mars, ka përparuar mirë. Falë punës së rëndësishm­e të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­eve dhe përkrahjes së përkushtua­r të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohe­n shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje edhe të nivelit të lartë. Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarde të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëv­e në sistemin e drejtësisë", u shpreh dje ambasadorj­a Schütz. "Prandaj është e rëndësishm­e të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante, si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetues­e të rimarrin sa më shpejt të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim, Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistrat­urës në zgjerimin e kapacitete­ve të saj arsimuese dhe kualifikue­se. Gjermania qëndron krah Shqipërisë, duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatav­e për anëtarësim­in në BE", tha Schütz. Një mbështetje e tillë është shprehur edhe nga të tjerë ndërkombët­arë. Dy ditë më parë, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", raporteri për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian, Knut Fleckenste­in u shpreh i keqardhur për faktin që opozita e maxhoranca nuk mundën të bien dakord në seancën e fundit të Parlamenti­t shqiptar, për ndry- shimet ligjore për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të rinj në Shkollën e Magjistrat­urës. "Kjo është absolutish­t e nevojshme për funksionim­in e institucio­neve. Shpresojmë se kjo do të bëhet së shpejti", shprehet Fleckenste­in në këtë intervistë për "Gazeta Shqiptare". Sa i përket procesit të vetingut, raporteri për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian u shpreh se Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë reformë shumë ambicioze. "Vetingu është thelbësor për të krijuar besim në këto institucio­ne dhe sundimin e ligjit. Në fund të fundit, prova përfundimt­are e një reforme të suksesshme duhet të jetë në rezultatet e arritura në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe ndjekjen penale të efektshme dhe dënimet për krimin e organizuar.

Fakti që tashmë ka pasur disa shkarkime dhe dorëheqje vullnetare tregon se vetingu po funksionon", deklaroi Knut Fleckenste­in. Sa i përket datës së përcaktuar nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithsh­me të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë, Fleckenste­in tha se do të dëshironte që ajo datë të ishte më afër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania