Gazeta Shqiptare

Vetingu, ONM kërkon shkarkimin e prokurorit të çështjes "Tahiri"

Nuk justifikon­te kthimin e borxhit 20 mijë euro, KPK konfirmoi Osmanin

-

Operacioni

Ndërko mbëtar i Monitorimi­t i paraqiti Komisioner­ëve Publikë ditën e djeshme rekomandim­in për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK- së për konfirmimi­n në detyrë të kreut të prokurorit Gentian Osmani. Magjistrat në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, njëkohësis­ht kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë u konfirmua në detyrë nga KPK edhe pse rezultoi se nuk justifikon­te dot kthimin e një borxhi 20 mijë euro. Komisioner­ët Publikë, pasi t'u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Prokurori Osmani ka qenë një prej prokurorëv­e që kërkoi arrestimin e ish- ministrit Saimir Tahiri për korrupsion­in dhe trafikim lëndësh narkotike. Gjatë seancës relatori i çështjes, Roland Ilia, tha se lidhur me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimi­n se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. KPK ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me gjendjen pasurore dhe burimet e kësaj pasurie. Sipas KPK Osmani ka qenë bashkëpunu­es duke dorëzuar dokumentet dhe deklarimet në kohën e parashikua­r. "KPK e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të seancës së rivlerësim­it kjo trupë gjykuese vendosi konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it Gentian Osmani", deklaroi relatorja e çështjes Firdes Shuli. Ndërkohë DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimi­n se Gentian Osmani është i përshtatsh­ëm për vazhdimin e detyrës. Kujtojmë se në seancën dëgjimore Osmani zgjodhi të ballafaqoh­ej personalis­ht me institucio­nit e vetingut. Prokurori Osmani kandidon për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferua­r në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania