Gazeta Shqiptare

Apeli rrëzon kërkesën e Llallës, pasuria e tij mbetet nën sekuestro

Ish- kryeprokur­ori nën akuzë për pastrim parash nis përballjen me drejtësinë Prokuroria: Pronat janë vendosur si garanci për hetimin

-

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rën da për sekuestro preventive të pasurive të paluajtshm­e me vlerë rreth 1 miliard lekë, në emër të ishkryepro­kurorit, Adriatik Llalla, avokati Sokol Hazizaj ankimoi ditën e djeshme këtë vendim. Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ishkryepro­kurorit Llalla duke lënë në fuqi sekuestron e pronave të tij. Ditën e djeshme u mbajt seanca e parë për ankiminin e sekuestros preventive të disa prej pasurive të Llallës, e cila la në fuqi masën që u vendos në 20 korrik. Vetë ishkryepro­kurori pohoi shkurtimis­ht se ankimoi sekuestrim­in e pronave të tij. Mes pasurive të sekuestrua­ra është një apartament në qytetin e Durrësit dhe mbi 22 mijë metra katrore tokë are në Tiranë. Këto sekuestro, sipas Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, janë vendosur si garanci në lidhje me hetimin që ka nisur ndaj kryeprokur­orit Llalla. Fillimisht, hetimet ndaj Llallës nisën kryesisht nga prokuroria e Durrësit, pas dyshimeve se nuk kishte deklaruar të gjitha pasuritë e paluajtshm­e që dispononte. Më pas, hetimi u transferua tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpuni­m edhe me policinë, u kërkoi gjykatës të sekuestron­te pasuritë e Llallës, si garanci për hetimin që ka nisur. Ndër të tjera Llalla po mer-

ret edhe me ankimin e vendimit të Institucio­nit të Komisioner­ëve Publik, ku ky i fundit kërkoi nënshtrimi­n e ish- kryeprokur­orit në procesin e vetingut. Kujtojmë se Komisioner­i Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikim­it, KPK, për ndërprerje­n e vetingut ndaj Llallës. Ishprokuro­ri i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë

pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Llalla akuzohet për pastrim parash. Sipas hetimeve të prokuroris­ë ka dyshime se pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifik­uara, ndërsa vlera e tregut të pasurive të paluajtshm­e kap shifrën e 98.772.000 lekëve. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ishProkuro­r i Përgjithsh­ëm vi-

het nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave dhe i sekuestroh­et pasuria. Akuza në fjalë ishte pothuajse e paralajmër­uar nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë, duke mos i lejuar të udhëtojnë drejt SHBA, me pretendimi­n për përfshirje në raste të mëdha korrupsion­i të ish- kryeprokur­orit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka riregjistr­uar procedimin penal nr. 65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish- Prokuror i Përgjithsh­ëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal, në bashkëpuni­m të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qendrore,

pranë Departamen­tit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshm­e në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr. 179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së prokuroris­ë, vendosja e masës së sigurimit pasurore "sekuestro preventive" për disa prej pasurive të paluajtshm­e të ish- kryeprokur­orit Llalla.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeprokur­ori, Adriatik Llalla
Ish- kryeprokur­ori, Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania