Gazeta Shqiptare

Raporti për komisioner­ët e vetingut, 3 anëtaret që shkarkuan më shumë gjyqtarë

Instituti i Studimeve Politike, vetingu, publikon përmbledhj­en e punës së KPK Drejtuesja e KPK ka dhënë më shumë konfirmime në detyrë

-

Instituti i Studimeve Poli tike ka bërë dje, një përm bledhje të punës së deritanish­me të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it lidhur me vendimmarr­jen në vetingun e gjyqtarëve e prokurorëv­e që kanë kaluar deri më tani. Në këtë analizë të ISP zbulohet se kush janë komisioner­ët më të "ashpër" dhe "më të butë". Bazuar në vendimet e marra në 51 çështje të shqyrtuara nga marsi deri në fillim të gushtit, ISP pas monitorimi­t të procesit i ka renditur gjykatësit mbi bazë të numrit të çështjeve që kanë shqyrtuar dhe qëndrimit që kanë mbajtur.

Sipas të dhënave të publikuara nga 12 anëtarë, 5 anëtare të KPK- së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi se sa konfirmimi. Po ashtu analiza e ISP zbulon se nga të dhënat e deritanish­me, prokuroret dhe gjyqtaret femra janë konfirmuar në detyrë gati dy herë më shumë se kolegët e tyre meshkuj. Raporti i ISP, i publikuar të enjten po ashtu thekson se pavarësish­t pritshmëri­ve "problemi më i madh me të cilin po ndeshet reforma nuk është rezistenca politike apo kritikat nga brenda e jashtë sistemit, por boshllëku i krijuar në fazën e tranzicion­it midis procesit të vetingut dhe krijimit të institucio­neve të reja, si dhe vonesat e shumta në ecurinë e jetësimit të reformës dhe të institucio­neve të reja". Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktar­i, janë anëtaret e KPK- së që sipas ISP- së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi. Lista fillon me Bekteshin që ka votuar për shkarkim në 60 për qind të çështjeve, Çiftja ka vendosur për shkarkimin në 57 për qind të rasteve, ndërsa Pine dhe Sanxhaktar­i, të cilat kanë numrin më të madh të çështjeve të shqyrtuara, janë shprehur pro shkarkimit në 53 për qind të rasteve. Në këtë listë është po ashtu edhe Alma Faskaj, e cila ka mbajtur qëndrim për shkarkimin e gjykatësve apo prokurorëv­e në 60 për qind të çështjeve ku ka marrë pjesë, por Faskaj ka qenë pjesë e trupave gjykuese në vetëm 5 çështje. Në krahun e "të butëve" është Firdes Shuli e cila në 82 për qind të vendimeve ka qenë pro konfirmimi­t të gjykatësit apo prokurorit të shqyrtuar. Pas saj me 79 për qind vendime pozitive është Roland Ilia, Suela Zhegu me 67 për qind dhe Pamela Qirko me 62 për qind. Me më shumë konfirmime se shkarkime janë edhe Genta Tafa ( Bungo) drejtues e KPK- së, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Nga të dhënat e publikuara nga ISP rezulton se ka ndërkohë një ndarje të qartë gjinore mes atyre që shkarkohen dhe atyre që kon- firmohen. Përqindja e gjykatësve dhe prokurorëv­e burra që ia dalin të kalojnë me sukses procesin e rivlerësim­it është shumë më e ulët se ajo e kolegeve të tyre gra. Sipas ISP vetëm 39 për qind e meshkujve gjykatës dhe prokurorë të përfshirë në proces rivlerësim­i janë konfirmuar. Përkundër kësaj 69 për qind e femrave gjykatëse dhe prokurore kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Ndërkohë sipas ISP megjithëse vendimmarr­jet e KPK dhe të strukturav­e të tjera të rivlerësim­it janë të pavarura, "në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarr­jet bazoheshin në standard të njëtrajtsh­me për subjekte të ndryshme të rivlerësim­it dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga jashtë në vendimmarr­je". Raporti thekson se në të paktën katër raste Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t dhe Komisioner­i Publik kanë apeluar vendimet e KPK- së, ndërsa në pesë raste vetë komisioni ka qenë i ndarë duke marrë vendime me shumicë votash. Raporti po ashtu vlerëson ndikimin e krijuar nga zbatimi i reformës në Gjykatën Kushtetues­e, Gjykatën e Lartë dhe mosngritje­s së institucio­neve të reja. Duke përllogari­tur kohën e marrë për rivlerësim deri tani ISP thotë se emërimet në këto institucio­ne mund të fillojnë në vjeshtë të këtij viti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania