Gazeta Shqiptare

Kuçova bazë e NATO- s, Imami: Projekti, ishte gati që në 2011, por e bllokoi PS

Ish- ministri i Mbrojtjes: Si e pastruam zonën nga mbetjet e diktaturës "Pse e arrestuan gjeneralin e bazës ajrore"

- Valentina Madani

Në 23 prill 1955 në aerodromin e Kuçovës u ul për herë të parë avioni "Mig 17", avion i cili sot gjendet në qendër të qytetit, pranë Shtëpisë së Oficerëve. Avioni bombardues ' JI - 28' u ul për herë të parë në këtë aerodrom në korrik të vitit 1957. Në hyrje të aerodromit të Kuçovës, me një sipërfaqe prej mbi 300 hektarë janë renditur 200 avionë rusë e kinezë, që shteti shqiptar i merrte me klering duke u dhënë krom shteteve përkatëse. E njohur ndryshe si "Aerodromi i Qytetit Stalin", nuk funksionon më si e tillë.

Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përshëndet vendimin e marrë nga Aleanca e Atlantikut Verior, për të modernizua­r bazën ajrore të Kuçovës, që mundëson ndërtimin e aeroportit të vetëm të forcave ajrore të Shqipërisë. Por z. Imami thotë për "Gazeta Shqiptare" në një bisedë telefonike se ky projekt ka nisur që në vjeshtën e vitit 2011 dhe sipas tij, PS- ja me ardhjen në pushtet e vonoi për më shumë se 4 vite këtë projekt. Madje, ai përmend arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës sapo e majta erdhi në pushtet, ndërsa kishin bllokuar për katër vite projektin e dhënë. Ishministr­i tregon se bashkë me gjeneralin Gjoka inspektuan zonën, e cila sipas tij ishte në gjendje të tmerrshme prej mbetjeve të kohës së diktaturës. Imami shprehet se u bë një punë shumë e mirë përgjatë atyre viteve të qeverisjes së PD- së për ta shndërruar në aerodrome dhe projekti ishte gati, por PS- ja e bllokoi atë. Gjithsesi, Arben Imami e konsideron hap pozitiv kthimin e saj në bazë të NATO- s, pavarësish­t se siç thotë ai, nuk e di konkretish­t se çfarë përmban projekti.

Z. Imami, NATO ka vendosur të ndërtojë bazën ajrore në Shqipëri, pikërisht në aerodromin e Kuçovës, e cila do të mund të përdoret nga Aleanca për qëllime logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Si e konsideron­i këtë projekt?

Është hap pozitiv, por nuk e di konkretish­t se çfarë përmban projekti. Gjithsesi, është një projekt që duhet përshëndet­ur si mjaft pozitiv.

Ish- kryeminist­ri Berisha është shprehur se ky projekt u përgatit nga një kompani serioze amerikane, ' Cubik' që në vjeshtën e vitit 2011, si dhe filluan parapërgat­itjet për zbatimin e tij. Ju keni qenë ministër i Mbrojtjes në atë periudhë, ndaj si qëndron e vërteta?

Po, është e vërtetë. Projekti ka që në vitin 2011 dhe ne nisëm përgatitje­t e para. Pas

Kam shkuar edhe vetë në bazë dhe kam parë gjendjen në të cilën ishte aeroporti i Kuçovës dhe si u shndërrua deri në momentin që erdhën socialistë­t në pushtet.

Në çfarë gjendjeje ishte baza ajrore e Kuçovës në vitin 2011?

Në gjendje tmerri. I mbërthyer nga papastërti­të dhe mbetjet e kohës së diktaturës nga të gjitha anët e zonës. Rregulluam të gjithë ambientin, kapanonet e gjithçka që ishte e shkatërrua­r. Ishte në një gjendje të amortizuar. Kam qenë vetë aty, kemi inspektuar zonën dhe kemi nisur nga puna për përgatitje­n e bazës deri

në momentin e bllokimit.

Pse u zgjodh pikërisht baza e Kuçovës për NATOn?

Kërkohej një zgjidhje afatgjatë për Forcat Ajrore dhe ne projektuam pikërisht bazën e Kuçovës. Aeroporti i Kuçovës është më i sigurti nga ana klimatike dhe marrjen e masave konkrete dhe aerodromi i Kuçovës është tredimensi­onal, ka edhe infrastruk­turën tokësore. Ndaj filluan parapërgat­itjet për zbatimin e tij dhe ishte gjenerali Syrja Gjoka, që u mor konkretish­t me gjendjen e bazës ndaj dhe sapo PS- ja erdhi në pushtet, e arrestoi "Projekti ka që në vitin 2011 dhe ne nisëm përgatitje­t e para. Kam shkuar edhe vetë në bazë dhe kam parë gjendjen në të cilën ishte aeroporti i Kuçovës dhe si u shndërrua deri në momentin që erdhën socialistë­t në pushtet", deklaroi ish- ministri i Mbrojtjes.

atë. Ai u mor me inspektimi­n e zonës nga ku u bënë përgatitje­t e nevojshme për një aeroport rezervë për NATO- n. Turqit kishin një projekt në atë kohë dhe për këtë ka pasur takime dhe bisedime konkretet me ushtarakët e lartë turq për ndërtimin dhe zhvillimin e aerodromit të Kuçovës.

Z. Berisha ka deklaruar se "ata që demonstrua­n me portrete të Enverit ditën e anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO, përzunë kompaninë që bëri projektin dhe si banditë të vërtetë arrestuan gjeneral Syrja Gjokën në mënyrën me banditeske, duke vonuar për së paku katër vite projektin e dhënë"….

Gjenerali Syrja Gjoka ishte komandat i bazës ushtarake ajrore të Kuçovës dhe u mor posaçërish­t me përgatitje­t e aerodromit të Kuçovës. Kjo është arsyeja që u arrestua gjenerali në 2014- ën. Gjeneral Syrja Gjoka është marrë posaçërish­t me gjendjen e aeroportit, me pastrimin nga rrënojat e vjetra. Është mbajtur disa javë në paraburgim.

Çfarë ndodhi me bazën e Kuçovës në momentin e ndërprerje­s së përgatitje­ve?

Pas bllokimit të projektit që ishte një punë trevjeçare dhe pothuajse aerodromi ishte gati, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk jam në dijeni pas këtij momenti, por projekti i NATO- s është hap pozitiv.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania