Gazeta Shqiptare

Si ndryshon mosha e daljes në pension për vitin 2018 dhe 2019 për burrat dhe gratë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore: Masa, e bazuar në vitet e punës me kontribute dhe pagën Formula e saktë për llogaritje­n e pensionit të pleqërisë

-

Të moshuarit që kanë plotësuar moshën e përcaktuar me ligj dhe kenë minimumi 15 vite pune me kontribute mund të përfitojnë pension pleqërie. "Gazeta Shqiptare" publikon sot moshën e daljes në pension për gratë për vitin 2018, 2019 dhe 2020. Aktualisht për vitin 2018- të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj ( rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritje­je, mosha e daljes në pension për gratë në 2019- ën do të jetë 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa në 2020 do të jetë 61 vjeç. Sakaq, burrat duhet të jenë mbi 65 vjeç, në mënyrë që të mund të marrin këtë lloj pagese ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Sipas reformës së re të vitit 2014- të, masa e përllogari­tjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontribute­t. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontributi­ve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. Përllogari­tja Formula e përllogari­tjes së pensionit të pleqërisë është: pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish- kooperativ­at bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish- punonjës i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht ak- Të gjithë ata persona që kanë plotësuar moshën dhe kenë minimumi 15 vite pune me kontribute mund të përfitojnë pension pleqërie. Përkatësis­ht, burrat duhet të jenë mbi 65 vjeç, ndërsa gratë mbi 60 vjeçe e 8 muaj në mënyrë që të mund të marrin këtë lloj pagese. tiv pas datës 01.01.1994.

Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën pa ndërprerje ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti ' 75, kur individi ka filluar punë për herë të parë deri në PP= PS * vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) me vite sigurimi* ( shumëzuar) me BV. Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. 2018- ën me pagat që ai ka gëzuar. Në 2007- ën u mor një vendim i Këshillit të Ministrave që quhet "Vendimi i Këshillit të Ministrave për pagën mesatare për bazën e vlerësuar për efekt llogaritje të pensioneve", ose siç quhet ndryshe paga referuese. Ky është një vendim unik që ka të përcaktuar në disa tabela të veçanta llojin e punës që ka bërë individi nga dita që ka filluar punën deri në ditën që e ka lënë atë. Këto paga referuese i shërbejnë individit nga dita që ka filluar punë deri në 31 dhjetor të 1993- it e këto paga kanë koeficient­et e vet të indeksimit.

KOEFICIENT­ET E INDEKSIMIT

Koeficient­et e indeksimit janë ata koeficient­e që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontribute­t ta aktualizoj­në e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra t'i heqin efektin "gërryes" të inflacioni­t. Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975- ën, deri në janar të ' 94ës, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë indeksohet sot me një koeficient 8.59. Pra, ajo pagë mësuesi që ka qenë 7 mijë lekë të vjetra, po ta aktualizoj­më sot del 360 mijë lekë të vjetra. Edhe ky indeks sot është i përshkallë­zuar, e fillojnë nga ' 94 deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koeficient­et respektivë. Ndërkohë, pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësuesh­me, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite ( 1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë, të cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimt­are të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania