Gazeta Shqiptare

Nata e dytë e Festës së Birrës, mijëra pjesëmarrë­s mbushin sheshin e qytetit

Ambasadori rumun: "Birra Korça", e mrekullues­hme, do pi me qejf, por me masë Turistë nga Gjermania, Italia, Franca, Greqia, SHBA dhe Australia "bujnë" në Korçë: Jemi të befasuar

-

Nata e dytë e Festës së Birrës ka elektri zuar qytetin e Korçës. Mijëra vetë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe jo vetëm kanë "pushtuar" sheshin në krah të stadiumit "Skënderbeu" dhe Pazarin e Vjetër, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Muzika me zërat më të mirë të skenës shqiptare kanë krijuar atmosferë të ngrohtë për pjesëmarrë­sit, të cilët e kanë gdhirë duke kërcyer dhe konsumuar "Birra Korça". Këngëtarët, DJ si dhe shija e birrës së parë shqiptare "Birra Korça" kanë joshur jo vetëm vendasit, por edhe turistë nga vende të ndryshme të botës si: Italia, Greqia, Franca, Gjermania, SHBA dhe deri te Australia e largët. Festa e Birrës është një ndër evenimente­t më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, të cilët kanë zaptuar çdo cep të qytetit, ndërsa hotelet janë të tejmbushur­a. Shumë prej tyre kanë udhëtuar me kilometra të tëra për të qenë të pranishëm në këtë festë të mrekullues­hme, ndërsa të gjithë preferojnë mbretëresh­ën "Birra Korça". I gjithë qyteti është në festë. Në çdo orë, në çdo kohë, të gjitha rrugët janë të mbushura me "mysafirë" të ardhur nga i gjithë vendi. Nata e dytë ka kapërcyer çdo parashikim të organizato­rëve, duke shënuar shifra në rritje të pjesëmarrë­sve në tendat e birrës së parë shqiptare. Mbrëmja e dytë e kësaj feste ka sjellë një atmosferë që rrallëherë mund të shijohet pasi çdo pjesëmarrë­s ka kërcyer e kënduar duke konsumuar "Birra Korça". Mbrëmja ka startuar në orën 20: 30, ku të gjithë pjesëmarrë­sit me padurim kanë pritur që të nisë argëtimi. Mbrëmë në skenën pranë stadiumit performuan Dj K3ytech, këngëtarët: Juliana Pasha& Band, Venera dhe Lind Islami, Olsa Papandili, Rubin Kaso. Ndërsa, në skenën tek Pazari i Vjetër performuan këngëtarët: Zhuljeta Sheremeni, Olsa Papandili dhe Rubin Kaso. Me këngët e bukura korçare, por jo vetëm dhe një sërë hitesh të momentit, këngëtarët sollën për mysafirët një atmosferë fantastike, ndërsa u freskuan me ' Birra Korça'. Por përveç vizitorëve nga brenda vendit dhe qindra turistëve, në Korçë kanë bujtur dhe diplomatë të huaj që kanë shijuar muzikën shqiptare dhe birrën shqiptare. Pasi kapërceu kufijtë e njohjes, falë shijes së ' Birra Korça', festa e ktheu Korçën në destinacio­n turistik përgjatë 5 netëve ku edhe hotelet e lokalet e qytetit gëlojnë nga gjallëria. Një grup të rinjsh nga Gjermania u shprehën se kanë ardhur enkas në Shqipëri për këtë festë, ndërsa kanë zgjedhur të pinë ' Birra Korça', birrën e qytetit. "Jemi nisur nga Gjermania enkas për ketë festë, është shumë e njohur në vendin tonë. Jemi të befasuar dhe të kënaqur këto dy net dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë deri në fund. Muzika është shumë e mirë, por ajo që na pëlqeu më shumë është ' Birra Korça', ka një shije të mrekul- lueshme. Dëgjuam se është birra e parë shqiptare dhe të gjithë njerëzit e preferojnë këtë birrë. Për ne që jemi të rinj është një birrë shumë e lehtë dhe që të lë një shije të mirë", - u shprehën të rinjtë.

AMBASADORI RUMUN

Nga Festa e Birrës është mrekulluar dhe ambasadori i Rumanisë në Tiranë SH.

T. Z. Mircea Perpelea. Ai u shpreh se "Birra Korça" është e mrekullues­hme. "Korça është një qytet mjaft i bukur po në një nivel dhe më lart është edhe birra. Dua të përgëzoj presidenti­n për këtë investim në këtë fabrikë. Tani që vizituam dhe ambientet e fabrikës më pëlqen edhe më shumë ' Birra Korça'. Një investim i këtyre përmasave është shumë

i vlefshëm për qytetin, për qytetarët, por edhe më gjerë . Është kënaqësi të vizitosh këtë fabrikë në këtë stinë, kur të gjithë e shijojnë një gotë birrë. Edhe një herë përgëzoj presidenti­n për investimin. Mua më pëlqen ' Birra Korça' edhe më shumë tani që e vizitova nga afër. Do ta pi më shpesh "Birrën Korça", por me masë",- tha diplomati rumun.

 ??  ?? Ambasadori rumun në Tiranë SH. T. Z. Mircea Perpelea, dje në Festën e Birrës
Ambasadori rumun në Tiranë SH. T. Z. Mircea Perpelea, dje në Festën e Birrës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania