Gazeta Shqiptare

Ndryshimi i kufijve të Kosovës, Gjermania, Anglia e SHBA dalin kundër: Sjell destabiliz­im

Debati për kufirin, mesazhi i qartë i ambasadori­t: Kosova e Serbia duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen "Sputnik" zbulon skenarët: Teza e ndarjes së Kosovës, drejt një pakti Trump- Putin

-

Pas debatit që ka pushtuar këto ditë mbarë opinion publik, por edhe politikën kosovare dhe atë serbe për çështjen e kufirit, një tjetër reagim vjen nga ambasada amerikane në Beograd. Ambasadori i SHBAve në Beograd, Kyle Scott pohoi se Kosova dhe Serbia duhet ta propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshj­en përfundimt­are mes tyre. Në një intervistë për "Blicin" serb, Scott u shpreh i gatshëm që SHBA- të të ndihmojnë për marrëveshj­en. "Normalizim­i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për stabilitet­in e rajonit. Normalizim­i do të hapte rrugë për të dyja vendet për anëtarësim në BE. SHBAtë mbështesin fuqishëm bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Është koha që shtetet të jenë krijuese dhe fleksibil. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje. SHBA- të janë të përgatitur të dëgjojë dhe të ndihmojë këto negociata", deklaroi Kyle Scott. Ndërkohë që nga ana tjetër, Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabiliz­im. "Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabiliz­uese", ka thënë ambasada britanike në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. "Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizim­i i marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitet­in dhe prosperite­tin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tanishëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërf­shirëse dhe të qëndrueshm­e me të cilën përfitojnë të dyja vendet". Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE- së është kundër ndryshimit të kufijve. "Ministri i Shtetit, Michael Roth, sikurse edhe ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhëni­eve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njo- hur", thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë. Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrez- ikshme dhe mund ta destabiliz­ojnë të gjithë rajonin e Ballkanit. Edhe pse ambasada ruse ka reaguar fuqishëm pas një shkrimi se propozimi i Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është biseduar nga Trump dhe Putin në Helsinki, portali i Kremlinit jep një version dramatik të variantit që po "djeg" edhe më shumë politikën në Ballkan në këto ditë të nxehta gushti. "Sputnik" ka pub-

likuar një analizë të gjatë ku thekson se: "Ndarja e Kosovës do të shkundë dy shtete të tjera në Ballkan, pesë shtete të BE- së dhe disa fuqitë e mëdha botërore. Nëse do të ketë një standard të ri për Kos-

ovën, do të ketë ndarje edhe në Bosnjë dhe Hercegovin­ë, si dhe në Maqedoni. Ç'ka duket hapur se pazari që pritet të mbyllet në shtator në bisedimet finale për Kosovën do të jetë i ' rëndë'".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania