Gazeta Shqiptare

Bllokohen 27 tonë miell gruri në Kakavijë

AKU: Bizneset të tregojnë kujdes. Produktet të jenë me etiketë dhe dokument fiskal Nuk garantohej siguria dhe cilësia e produktit

- Voltiza Duro

Po vazhdojnë kontrol let intensive për bi zneset dhe mallrat që cenojnë sigurinë ushqimore për konsumator­ët. Ditën e djeshme është bllokuar një ngarkesë prej 27 tonë miell gruri me origjine greke nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Arsyeja e bllokimit ishte mungesa e dokumentit që konfirmont­e sigurinë e produktit. Fleta e analizës jo vetëm që nuk binte në përputhje me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit, por edhe nuk vërtetohej se kjo fletë analize ishte e thasëve të miellit të grurit dhe aq më pak të garantohej cilësia dhe siguria e produktit në fjalë. Fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespond­onte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Për më tepër, subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikat­at e sigurisë ushqimore bazuar legjislaci­onit në fuqi. Subjekti i parregullt u konstatua nga trupa inspektues­e e Drejtoria Rajonale e Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën doganore Kakavijë. Menjëherë pas kësaj AKU, bazuar dhe në legjislaci­on- in në fuqi, bëri bllokimin e ngarkesës si edhe kthimin e saj në origjinë. Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje edhe operatorëv­e të biznesit ushqi- mor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para ( shtazore apo joshtazore) dhe duke marrë nga furnitorët produkte me etikë shoqëru- ar më dokumentin fiskal dhe veterinar. Kjo bëhet për qëllim të garantimit të sigurisë ushqimore për të gjithë konsumator­ët në stinën e verës. Ditën e djeshme është bllokuar një ngarkesë prej 27 tonë miell gruri me origjine greke nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Arsyeja e bllokimit ishte mungesa e dokumentit që konfirmont­e sigurinë e produktit. Fleta e analizës jo vetëm që nuk binte në përputhje me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit, por edhe nuk vërtetohej se kjo fletë analize ishte e thasëve të miellit të grurit dhe aq më pak të garantohej cilësia dhe siguria e produktit në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje edhe operatorëv­e të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para ( shtazore apo joshtazore) dhe duke marrë nga furnitorët produkte me etikë shoqëruar më dokumentin fiskal dhe veterinar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania