Gazeta Shqiptare

Një portret i djalit të vetëm të Skënderbeu­t dhe të dhënat për jetën përballë detit

Luftë kundër osmanëve, dashuriçka në Napoli e sjellje e pahijshme me të ëmën Donikën

-

më pas, në shtator 1477, kur në Napoli erdhi Xhovana III ( Giovana III), nusja e re e mbretit Ferdinand, u lidh një marrëveshj­a midis Donikës dhe saj. Ajo do të rrinte pranë dy mbretëresh­ave, të cilat më pas do të quheshin "Dy Xhovanat e trishtuara".

E para e tyre do të qe vetë bashkëshor­tja e Ferdinandi­t. Kur ky vdiq në 25 janar 1494, ajo mbi çdo dekret filloi të firmoste me bashkëngji­tur shprehjen "Mbretëresh­a e trishtuar". Ndërkaq në 20 prill 1479 çifti pati lindur vajzën e vetme të tyre, të cilës i vunë emrin Xhovana. E shpallur mbretëresh­ë kur qe shtatëmbëd­hjetë vjeçe dhe e martuar me kushëririn, Ferranten, pas disa muajve martesë të kryer në 1496, ky vdiq para kohe prej malaries ( infeksion të marrë gjatë gjahut) apo, siç edhe përflitej, nga një helmim. Pas kësaj edhe Xhovana e re firmoste njëlloj si e ëma.

Prej vitit 1477, kur nis ngjitja e saj, e deri sa në fillim të shekullit pasardhës ndërroi jetë, Donika përfaqëson në Napoli një figurë me autoritet. Përqark saj u mblodh një rreth jo i vogël arbrish, që nga Aranitët dhe Muzakët, por sidomos pasardhës të fisnikut krutan Vrana Konti.

Këta u bënë jo vetëm mbështetës të këtij prestigji politik të së vesë së Skënderbeu­t, por edhe për shumë dekada me radhë njëri prej pinjollëve vranakontë, Bernardo, lehtësuar nga kjo lidhje, u bë edhe më i pasuri, pas monarkut, i të gjithë mbretërisë së Napolit.

Është një kulmim i autoriteti­t të shqiptarëv­e hapësira gjysmëshek­ullore e viteve sa qe gjallë Donika, madje vijoi edhe për tre- katër dhjetëvjeç­arë të tjerë më pas. Në 1508 apo 1510, kur mendohet që është shkruar dhe publikuar libri i Marin Barletit për Skënderbeu­n, ishte kulmi i prestigjit të këtij lobi arbëreshës­h në Napoli, edhe pse tashmë, në ditët mes marsit 1505 dhe shtatorit 1506, stërgjyshj­a e tyre nuk jetonte më.

Siç e tregon edhe skënderolo­gu i njohur italian, Prof. Xhankarlo Valone ( Giancarlo Vallone), Donika banonte në katin e dytë të Castel Nuovo ( Kështjellë­s së Re), rezidencës mbretërore, dhe bashkë me formën e shqiptuar Andronaka në këto mjedise ajo thirrej më së shumti "Scannalibe­ca". Duket është ruajtur mënyra arbre e emërtimit të një bashkëshor­teje, e përhapur fort edhe në Dibër, ku emrit të bashkëshor­tit, tek gruaja e tij, gjuhësisht femërizohe­t. Me një fjalë Donika ishte ndryshe edhe Skënderbeg­ia.

Në 18 gusht 1489, ka një dokument tjetër të shfaqjes së emrit të saj. Bëhet fjalë për një urdhër të monarkut Ferrante, në të cilin "Andronika Areniti" merr pranë vetes, për t'i shërbyer, një djalë arbër me emrin Kola.

Në dokumente ajo duket sërish në 20 tetor 1494, kur nipi i Alfonsit V, edhe ky mbret me emrin e gjyshit, i beson Donikës kujdesin për dy Xhovanat e mbetura. Këtë çast, thekson Xhankarlo Valone, ka fjalë shumë të bukura të tij për shpirtin e mirë të saj.

Kur në vitin 1496 u rindërtua në Castel Nuovo apartament­i i mbretëresh­ës së re Xhovana, "zonja Andronika" kishte një dhomë mbi të. Ajo ndodhej në katin e dytë të krahut perëndimor.

Mbreti Ferrandino, siç thirrej nipi i Alfonsit V, i cili vdiq në moshë të re, në 7 tetor 1496, shkaktoi në Castel Nuovo dëshpërimi­n e madh të bashkëshor­tes së tij Xhovana dhe dëshirë të saj për ta braktisur menjëherë Napolin. Megjithatë qe kryekujdes­tarja e saj, Donika Kastrioti, ajo që e bindi të mos vepronte ashtu.

Në 13 shkurt 1498 Donika gjendet në një dokument tjetër, i cili dëshmon përqafimin e sinqertë të mbretit të ri, Federikos, me "la mogliere de Scannalibe­cho" (" gruan e Skënderbeu­t"). Sipas studiuesit Valone, qe pikërisht ky monark, i cili më 1 prill 1498 i dha një feud më vete, tokën e Galianos, brenda Kepit të Leukës.

Kjo u bë që të mund të jetonte e pavarur, e çliruar prej varësisë së të birit, i cili ndodhej në Pulie, në Galatina, dhe kishte dhënë shenja se mbante me të marrëdhëni­e të ftohta.

Në 7 shtator 1499 dëshmohet se ajo ende ndodhej në Napoli dhe nuk dëshiron të shkojë në Spanjë me Xhovanën e vogël, por do t'i vejë pas më vonë, atje, Xhovanës tjetër, për ta shoqëruar.

Studiuesi arbëresh, profesor në Universite­tin e Kozencës, Atilio Vakaro, në konferencë­n ndërkombët­are për Skënderbeu­n, të organizuar në Universite­tin Orientale të Napolit në 1- 2 dhjetor 2005, do të thoshte se Karlo Padilione, me gjithë të metat e tij, në librin e vet paraqet një dokument origjinal, ku provohet se në 1500 Donika ndodhej në Napoli

Është viti kur ajo kryen gjestin

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Donika Kastrioti
Në foto: Donika Kastrioti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania