Gazeta Shqiptare

Media dhe kufijtë e rinj të Kosovës. Analizë e konspiraci­on

-

SHBA- ve dhe po kështu, edhe Serbia atë të Rusisë, moment ky që e bën paksa delikate situatën. Mediat respektive po njësoj kanë treguar këtë tendencë. Raportimet, komentet, intervista­t apo analizat që prodhoi ideja e rishikimit të kufijve parashtron­in mundësinë që shkëmbimi i kufijve jo vetëm që do të sillte destabilit­et në botë, por do të kishte impakt negativ në ambiciet strategjik­e të fuqive të mëdha. Për mediat perëndimor­e, shqetësimi më i madh që parashtroh­et këtu lidhet me "armikun" e saj të përhershëm, që është Rusia dhe pretendime­t e saj për të kontrollua­r territoret në shtetet që kanë mazhorancë etnike ruse. Mediat perëndimor­e kanë parashtrua­r analiza që e konsideroj­në këtë situatë si kërcënuese, referuar edhe qëllimeve strategjik­e të Rusisë në botë, ndërsa mediat ruse, si "Sputnik", në artikujt e tyre kanë theksuar faktin që Kosova nuk është njohur nga disa shtete si Rusia, Kina, Greqia, Spanja, edhe Serbia etj. Përveçse faktit që raportimi i mediave reflekton politikat e vendeve nga ato burojnë, në një optikë strategjik­e, ato përdoren nga faktori politik për të matur pulsin e opinionit diplomatik e publik dhe për të njohur qëndrimin e tyre mbi çështjen që lançohet. Kjo njohuri e grumbullua­r mund të shërbejë për të përgatitur argumente dhe ndërtuar strategjin­ë për të mbrojtur kauzën dhe në këtë rast, kjo mund t'i shërbente Kosovës për ta pozuar propozimin e saj në një frymë që gjeneron sa më shumë logjikë politike dhe konsensus ndër aktorët ndërkombët­arë. Po njësoj i rëndësishë­m dhe me vlerë është ky moment për palën serbe, e cila ishte e para që e parashtroi idenë e ndarjes. Në një mendim konspirati­v, kjo çështje nuk mund të merrte vëmendje më të madhe mediatike nëse nuk do të lidhej me një vend që gjeneron lajm për shkak të kontravers­alitetit dhe sensibilit­etit që ajo prezanton dhe Kosova është një rast i tillë. Dhe ndoshta, përfshirja e këtij diskursi në axhendën mediatike më shumë mund t'i ketë shërbyer Serbisë dhe presidenti­t Vuçiç, i cili vazhdimish­t kërkon këshilla nga presidenti rus Putin. Gjithsesi, ajo që është e qartë, është se media sot nuk raporton thjesht lajmin, por ajo është një mekanizëm i strategjis­ë diplomatik­e më i rëndësishë­m sesa komunikimi­n e drejtpërdr­ejtë politik. Është e qartë se bota po ndryshon, po ndryshojnë edhe dimensione­t e marrëdhëni­eve dhe bashkëpuni­mit mes aktorëve në politikën e jashtme, ku media po merr një rol të rëndësishë­m, arsye për të cilën gjërat në diplomaci duhet të fillojnë e të shikohen ndryshe.

Autore e librit: "Get the media - Conspirato­ria approach for internatio­nal media consumptio­n. Crimea and Kosovo"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania