Gazeta Shqiptare

Hipoteka, 300 pronarët që kanë gati tapitë

ALUIZNI: Përfituesi­t të paraqiten në ZVRPP për regjistrim­in e objektit të legalizuar Lista me përfituesi­t në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Pukë

- Ornela Manjani

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI- t Shkodër njofton të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listë të paraqiten pranë Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive te Paluajtshm­e Shkodër ( ZVRPP Shkodër) dhe Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Malësi e Madhe ( ZVRPP Malësi e Madhe) për të aplikuar për regjistrim­in e pasurive të tyre dhe pajisjen me certifikat­ë pronësie. Janë në total 300 përfituesi­t në qarkun Shkodër.

TAPIA

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania