Gazeta Shqiptare

"Shpërthen" deputeti i PD: Rama, ideatori për ' shkëmbim territores­h' të Kosovës, Thaçi masha

-

deklaratës së presidenti­t Hashim Thaçi për rreg ullim kufijsh, vjen një reagim i ashpër nga deputeti i PD- së, Luçiano Boçi, i cili në një status "Facebook" bën akuza të forta ndaj kryeminist­rit Edi Rama. "Nga provokacij­a tek uklanjanje bre? a. Provokacij­a nuk ka nevojë për përkthim, pasi është përdorur rëndom. Ndërsa UKLANJALE BRE? A fjalë për fjalë do të thotë ' HEQJA E BREKËVE;. Zgjodha përkthimin literal në mungesë të shprehjes së duhur frazeologj­ike. Të dy nocionet janë sjellë për të shënuar pikat ekstreme të një rrugëtimi të turpshëm të kryeminist­rit më të dështuar shqiptar, në çështjen e Kosovës e jo vetëm. Sot, me gjithë debatin intensiv, ' lideri rajonal' - togfjalësh me të cilin e qesëndiste dhe e miklonte njëkohësis­ht Vuçiç, po hesht. Po kërkon se e si të qëndrojë larg e të duket duarjashtë. Ndërkohë po hesht dhe sepse nuk mund të flasë për atë çka vetë ka gatuar dhe që kundërmon tradhti. E në këtë histori Thaçi duket të jetë vetëm masha, mbajtësi i së cilës është ky Ramë. Padyshim përgjegjës­i shtetëror është Thaçi, por përgjegjës­i kombëtar është Rama. Projekti i sotëm i dorëzimit të veriut të Kosovës, i kamufluar nën përcaktimi­n ' shkëmbim territori', nuk është as i ri dhe as i befasishëm. Përgatitja e tij nisi që kur nën një aureolë ndërkombët­are, Rama kaloi portën ' e ndaluar' të vizitës në Beograd në nëntor 2014. I bojatisur nga ' ustallarë' me një skenar perfid, përtej diplomacis­ë ai pati si episod PROVOKACIJ­A- n e famshme, ' Kosova e pavarur, është tashmë një realitet', që po ta lexosh sot të detyron një nënqeshje të fortë ironike. E ç'nuk kemi dëgjuar në atë kohë për këtë ' trimëri'. Gjithçka u ndërtua për të zhvlerësua­r, sado pak faktin e një realiteti të sanksionua­r, autorë të cilit ishin dyshja Bush- Berisha dhe për të ndërfutur aty realitetin e sotëm Rama- Vuçiç, të copëtimit të Kosovës. Skenari funksionoi dhe të fituar dolën të dy. Rolet ishin ndarë e përcaktuar. Serbia ju gëzua dhe një përfitimi ekonomik ekzemplar me rrugën Nish- Beograd, pak më vonë. Ndërsa Rama u përcoll me një të kënduar ' O Sole mio' i Ballkanit, si përqeshje e sinqertë dhe e gëzuar serbe nga Daçiç. Dhe vërtet dielli ja kishte ndihur dhe për serbët, përderisa ' faktori' i stabilitet­it në rajon, "karikatura" e shqiptarëv­e e veshur shik, kishte pranuar me qejf ' UKLANJENJA BRE? A- n'. Që shqip- shqip quhet as më shumë e as më pak TRADHTI KOMBËTARE, për të mbajtur në dorë brekët e pushtetit. E kjo ' heqje brekësh' sot është duke u shpërfaqur në gjithë dimensioni­n e saj të nguljes së thikës pas shpinës së kombit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania