Gazeta Shqiptare

Berisha, Ramës: Turp, nuk reagove për vrasjet. Ndreu: Duhet solidarite­t

Vrasjet në Selenicë/ Opozita sulmon kryeminist­rin, PS bën propozime Spiropali: Fushatë publike për mbledhjen e armëve, dënim autorit

-

Masakra e Selenicës ka ngjallur rea gime të ndryshme të deputetëve të opozitës dhe maxhorancë­s. PD dhe LSI kanë kritikuar mosreagimi­n e kryeminist­rit Edi Rama, ndërsa Partia Socialiste ka dhënë propozimet e para për rrugët që duhen ndjekur në të ardhmen për të shmangur tragjedi të tilla. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha shkroi dje në rrjetin social "Facebook": "Një masakër që tronditi Shqipërinë dhe bëri lajm botëror, por nuk të preku ty o skizofren! Njëmijë herë turp o faqezi antishqipt­ar dhe antinjeri!". "Kjo masakër makabre ka përbërë një lajm botëror në të gjitha mediat e mëdha të botës. Por kjo masakër nuk ka përbërë lajm, nuk është dënuar dhe nuk u është thënë një fjalë ngushëllue­se familjarëv­e nga monstra në krye të qeverisë dhe fundërrina­t e tjera të kabinetit të skizofreni­t, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau për së dyti viktimat e Selenicës! Me këtë rast dua t'i them monstrës në krye të qeverisë, njëqind e njëmijë herë turp o faqezi, antishqipt­ar dhe antinjeri, ty dhe fundërrina­ve që të rrethojnë", u shpreh Berisha, duke iu drejtuar kryeminist­rit Rama. Po i ashpër ishte edhe nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka. Ai tha se ngjarja ka tronditur çdo shqiptar, por i vetmi që jeton në botë tjetër është kryeminist­ri Edi Rama, duke kujtuar përshëndet­jen e tij të mëngjesit. "I vetmi që vazhdon të jetojë në botë tjetër është kryeminist­ri i vendit. Pikërisht në këto momente dhe pikërisht nga Vlora, Rama shkruan në ' FB': ' Ju uroj një fundjavë të qetë'… Është cinizmi ekstrem i një kryeminist­ri që nuk ja ndjen", tha dje Paloka. Kreu i grupit parlamenta­r të LSIsë, Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve për masakrën që ndodhi dje në Resulaj, ku 8 pjesëtarë të një trungu familjar u vranë nga kushëriri i tyre. Përmes një statusi në "Facebook" Vasili i është ' sulur' kryeminist­rit Edi Rama, ndërsa shkruan se ' i marri përqesh mortin'. Vasili shton se: "I marri në krye të qeverisë gënjen me ca idiotësira shifrash punësimi të rreme edhe për ditë zie".

SOCIALISTË­T

Ndërkohë, nënkryetar­ja e grupit parlamenta­r të PSsë, deputetja Elisa Spiropali ka bërë thirrje për një fushatë publike për mbledhjen e armëve. Në një reagim pas

ngjarjes së rëndë në Selenicë ku u vranë 8 persona të një familjeje, Spiropali kërkon një ligj të posaçëm për ata që mbajnë armë pa leje si dhe dënim maksimal për vrasësit. "Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksi-

mal për vrasësit me apo pa probleme mendore. Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritet­e të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëv­e të mbijetuar!", shkroi dje në "FB" Spiropali. Nga ana e tij, deputeti Pjerin Ndreu u

shpreh: "Ngjarja e rëndë e Selenicës nuk është arsye për të zbrazur të gjithë arsenalin e padijes duke akuzuar Edi Ramën, qeverisjen, të etiketosh shoqërinë primitive, të gjesh policinë e paaftë etj. Të tilla raste dhe më rëndë kanë ndodhë e ndodhin çdo ditë gjithkund. Mbajtja në kontroll e krimit nuk është fjalë

goje, as fantazi pa lidhje gazetarësh e politikanë­sh. Por është lojë e vështirë për ata që e kanë provuar në SHBA, Gjermani, Britani, Francë e kudo. Ju them juve që shkruani që keni të drejtë të kërkoni qeveri më të mirë, ekonomi më të shëndoshë, shoqëri më solidare, por nga ngjarje të tilla s'keni për të Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj ngushëlloi dje përmes një postimi në "Facebook" familjarët e viktimave të Selenicës. Ai bëri thirrje të rrisim besimin në Zot. "Mjerë të gjithë ata që mendojnë se mund të jetojnë në një shoqëri pa Zot dhe pa moral", tha Shehaj.

shpëtuar sa të jeni gjallë. Është e lehtë të shkruash ç'të vjen në mend për fajtorë kur ndodh krimi. Më shumë vlejnë mesazhet për solidarite­t në luftë kundër krimit, që është një fenomen që i kërkon në një vijë të gjithë pa dallim partie e jo njëri thumbit e tjetri patkoit!", u shpreh Ndreu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania