Gazeta Shqiptare

Raporti dyvjeçar: 30% e të rinjve shqiptarë janë të papunë

Indeksi Kombëtar i CRCA dhe ANYN/ Buxheti për rininë është pothuajse zero Pulaha: Nuk ka mbështetje nga qeveria për punësimin

- Voltiza Duro

Në kuadër të Ditës Ndërkombët­are të Rinisë, është publikuar Indeksi Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri sipas të cilit 70% e të rinjve në vendin tonë kërkojnë të emigrojnë në një shtet të BE- së. Ky raport, ngre shqetësimi­n për situatën në të cilën ndodhet të rinjtë në Shqipëri, si edhe për mos- zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë ( 2015- 2020) nga qeveria dhe Bashkitë. Sipas indeksit, rreth 81% e organizata­ve rinore në vend nuk gjejnë asnjë mbështetje për politikat e punësimit te qeveria; 80% e të rinjve nuk gjejnë asnjë shërbim miqësor në vendin tonë, ndërsa buxheti që shkon për rininë është pothuaj zero. "Mungesa e Programit Buxhetor për të Rinjtë në buxhetin e përgjithsh­ëm të Ministrisë, jo vetëm që ndikoi në mospërmbus­hje të indikatorë­ve të matjes së zbatimit, por për më tepër, i rriti mundësitë që Plani Kombëtar të mos zbatohej. Ende nuk është krijuar asnjë grup ndër- ministror për monitorimi­n e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, ndërsa mungesa e stafit, shtoi paqartësin­ë mbi rolet e strukturav­e rinore dhe funksionet përkatëse të tyre",- theksohet në raportin e bërë publik nga CRCA Shqipëri dhe ANYN.

Në këtë të fundit, gjithashtu, bëhet me dije se nga mbi 50 aktivitete të parashikua­ra për t'u realizuar gjatë periudhës 2015- 2017, vetëm 10 prej tyre janë përmbushur, si shkak i mungesave të strukturav­e institucio­nale në nivel qendror dhe lokal. Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", përfaqësue­s i Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë tregon se një ndër sfidat madhore të të rinjve në vendin tonë mbetet punësimi. "Rreth 81% e organizata­ve Rinore deklarohen se nuk kanë mbështetje­n e qeverisë për promovimin dhe fuqizimin e programeve të nx- itjes së punësimit të të rinjve. Të dhënat më të fundit nga Organizata Ndërkombët­are e Punës ( ILO) për vitin 2018, tregojnë se Shqipërinë zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve. Shifrat që

ofrohen nga organizata­t ndërkombët­are tregojnë se rreth 30% e të rinjve shqiptarë janë të papunë. Në bazë të raportit të CRCA dhe ANYN, rreth 73% e të rinjve në vendin tonë, nuk gjejnë

mbështetje­n e Qeverisë në përfaqësim­in e tyre në proceset vendimmarr­ëse dhe strukturat e qeverisjes vendore",thekson Pulaha për "GSH". Sipas këtij të fundit, referuar raportit të rinjtë, po përdoren

vetëm si një sfond politik, e nuk kanë pjesëmarrj­e efektive në politikë- bërje dhe vendimmarr­je në të gjitha nivelet e politikës si dhe kanë një mungesë të theksuar të mbështetje­s së saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania